Lajme

Blushi flet pas Asamblesë: Shpresoj që mandati i Ramës si kryetar të mos jetë i përjetshëm, e konsideroj arbitrare

Postuar në 18 Korrik, 2015 08:08

Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, deputeti socialist Ben Blushi e quajti “ arbitrar” vendimin që të mos ketë zgjedhje për kreun e partisë. “Në mënyrë imponuese kjo mbledhje u detyrua të merrte një vendim që nuk mund ta merrte. Kanë marrë një vendim që të gjithë anëtarët e Partisë Socialiste, çdo organizatë, çdo kryetar partie në rreth. Të zgjidhen të gjithë me përjashtim të një kryetari që është kryetari i  PS-së. Pra mendoni një parti ku çdokush zgjidhet  por kryetari i partisë jo. Këtë e unë e konsideroj një gjë arbitrare.

Ministria e Shëndetësisë, urdhëron nisjen e testimit për infermierët. Tritan Shehu: “Po bëhet fshehtas, ka vetëm njoftime me “gojë” të infermierëve”

Postuar në 18 Korrik, 2015 06:03

Pas VKM-së për shërbimin sekret të ushtrisë, i papublikuar në faqen e qeverisë dhe atij për rrogat në administratë, zbardhur sot në media, qeveria vazhdon me një tjetër vendim të fsehtë. Të paktën kështu thotë Tritan Shehu, sipas të cilit është Ministria e Shëndetësisë, ajo që ka lëshuar një urdhër për zhvillimin e testimit për infermierët. “Nje leter e "fshehte", pak rreshtash e Ministrise Shendetesise urdheron drejtorite e institucioneve qe ne periudhen 24 korrik- 2 gusht te kryhejne testimin famekeq te infermiereve te vendit.

Përplasje në Asamblenë socialiste. Blushi pyet: Pse nuk është në program rizgjedhja e kryetarit? Rama e kundërshton

Postuar në 18 Korrik, 2015 04:30

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së Rama tha: “fituam sfida me rëndësi , por kemi ende punë për të bërë”. Burime nga PS-ja bëjnë të ditur se po ashtu në program të punës së Asamblesë së PS-së është edhe ngritja e një grupi të posaçëm, i cili do të punojë për të përgatitur ndryshimet në statut. Sipas burimeve pranë PS-së, organizimi strukturor i saj do të marrë trajtën e ndarjes së re territoriale, ku do të ketë 61 kryetarë të PS-së në bashkitë e reja, të cilët do të jenë përgjegjës kryesorë për rrugën e partisë në këto zona.

Ndryshimet në qeveri, këshilltari i Ilir Metës shkruan se drejtuesit e koalicionit të majtë nuk janë në ditët më të mira të miqësisë së tyre politike

Postuar në 18 Korrik, 2015 03:29

Pyetja që shtrohet vazhdimisht në opinionin publik është: a do të ketë ndryshime në qeveri në shtator? Lorenc Vangjeli, i njohur edhe si këshilltar i Ilir Metës, në një shkrim në revistën “Java”, thekson se “mendohej para 21 qershorit se do të ketë ndryshime, por tashmë duket se ai plan është lënë në stolin e rezervave”. Qeveria do të mbyllë vitin e dytë në detyrë dhe do jetë e nevojshme të bëjë edhe një analizë.

Bizneset paralajmërojnë rritjen e çmimeve, ekspozohen ndaj kostove të larta të skanimit

Postuar në 18 Korrik, 2015 01:34

Çdo taksë dhe tarifë ndaj biznesit reflektohet në çmimet finale. Kjo do të vlejë edhe për tarifën që do vihet mbi deklaratat doganore. Sipas bizneseve, tarifa e palogjikshme prej 22 euro për çdo deklaratë doganore mbi 1000 euro dhe 5 euro për çdo deklaratë doganore nën 1000 euro, do të shkarkohet në çmimet finale dhe me shumë gjasa, do të jetë konsumatori ai që do të paguajë. “Monitor” shkruan se biznese të veçanta bëjnë me dhjetëra deklarata doganore në ditë, por për shkak të aktivitetit që kanë edhe në transit, kostot për to, do të jenë shumë të larta.

“Pronësi me Drejtësi” kundërshton ligjin e ri për pronën, Agim Toro: Heqja nga ligji e termit “kthim” prone është e pa pranueshme

Postuar në 18 Korrik, 2015 01:19

Pronarët kundërsh tojnë në tërësi ligjin e ri për pronën. Sipas “Gazetën Shqiptare” tre pikat më të nxehta të ligjit sipas tyre janë se ai ka fuqi prapavepruese, nuk lejon apelimin e vendimet që jep Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, si dhe formulën e llogaritjes së vlerës së kompensimit. Heqja nga ligji e termit “kthim” prone është e pa pranueshme për pronarët.

Tsipras riformaton kabinetin, ndryshohen apo zëvendësohen dhjetë portofole qeveritare

Postuar në 17 Korrik, 2015 14:44

Thuajse 6-të muaj pas ardhjes në fuqi të Radikalëve të Majtë, kryeministri Tsipras bën riformatimin e parë të kabinetit të tij duke shkarkuar tre ministra që nuk mbështeten në votimin parlamentar masat e propozuara nga ai, si kusht për marrjen e paketës së ndihmës prej 86 mld euro nga huadhënësit.

BB seri reformash për Shqipërinë, shkak kriza greke

Postuar në 17 Korrik, 2015 13:21

Shqipëria, ashtu sikurse vende të tjera të rajonit të Ballkanit, ka lidhje biznesi dhe financiare me Greqinë, pra, ekzistojnë kanale të shumëfishta që bëjnë që gjendja e ekonomisë greke mund të ndjehet në Shqipëri.

Dogana – Korrupsion, evazion, paaftësi...Ndëshkim, asnjëherë

Postuar në 17 Korrik, 2015 12:28

Sot në media u shfaq drejtori i “Crown Agents”, David Smith që foli për arsyet e dështimit në arritjen e obkektivave. Thotë ndër të tjera Smith: “Mungon respekti ndaj ligjit nga të dyja palët, problem edhe mungesa e aftësisë së stafit doganor. Problem i madh nëpër dogana është edhe korrupsioni. Në mars larguam nga puna 35 doganierë për korrupsion. Drejtuesit marrin vendime, nuk i shpjegojnë, ndërkohë që mënyra e vendimmarrjeve duhet të bëhet transparente. Po marrim masa që të arrijmë objektivat në 6 muajt e dytë. Do të kemi bashkëpunim doganë-polici.

Ministria e Drejtësisë propozon burgje të hapura. A është gati Shqipëria të zbatojë një regjim të tillë që funksionon në vende si Gjermania, Hollanda, Anglia apo Spanja?

Postuar në 17 Korrik, 2015 11:46

Janë burgje që funksionojnë në vende si Hollanda, Spanja, Britania e Gjermania dhe që sipas Ministrisë së Drejtësisë ka ardhur koha të funksionojnë edhe në Shqipëri. Bëhet fjalë për regjimin e burgjeve të hapura. Ideja është që i burgosuri del nga IEVP (burgu) në mëngjes dhe shkon në vendin e punës së tij. Pas përfundimit të punës, ai menjëherë do të kthehet në institucion dhe të mbetet aty deri në mëngjesin tjetër, në qoftë se ai nuk ka leje ose pushime.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme