Lajme
Hua e re prej 500 milionë eurosh përmes emetimit të Eurobondit. Ministria e Financave: “Me interes më të ulët sesa 7.5%”
Qeveria parashikon të marrë një hua të re prej rreth 500 milionë eurosh, përmes emetimit të Eurobondit. Në këtë kuadër është depozituar nisma ligjore në Parlament, në të cilën sqarohet se interesat do të jenë më të ulëta se 7.5% që ishte interesi i Eurobondit të vitit 2010. “Emetimi i Eurobondit në vitin 2015 nuk do të sjellë rritje në nivelin e borxhit, pasi zëvendëson një borxh ekzistues me një tjetër më të favorshëm përsa u përket rreziqeve dhe kostos. Nga vlerësimet paraprake të bankave ndërkombëtare pritet që eurobondi i ri të merret me një normë interesi ndjeshëm më të ulët se 7.5%.
Sezon zjarresh nëpër Shqipëri. Pyje e ullishte në Shkodër, brez pishash në Shëngjin, rrezikohen banesa e depozita karburanti. Në Delvinë flakët vihen nën kontroll
Bashkë me temperaturat e larta, një sezon zjarresh po përfshin vendin. Dhjetëra hektarë ullishte, pyje dhe shkurre janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kodrat e Melgushes dhe Oblikës në Shkodër.
Zjarrfikësit janë përqendruar kryesisht në vatrat që rrezikojnë banesa, duke izoluar flakët në këto zona, njofton TCH. Temperaturat e larta dhe era janë duke ndihmuar në përhapjen e flakëve që kanë përfshirë dhjetëra ha ullishte. Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht për hapje kullotash në zona me shkurre, por që më pas ka dalë jashtë kontrollit.
Nga "Rai 3" në plazhin e Durrësit. Kryeministri poston fotot e një sezoni të mbarë turistik, komentuesit i kujtojnë mushkonjat e Divjakës dhe mungesën e ujit
Pa u shuar mirë jehona e intervistës së kryeministrit Rama në Rai 3, ai është shfaqur në Facebook me disa foto që sipas tij dëshmojnë nisjen e një sezonit të mbarë turistik. Bëhet fjalë për foto nga plazhi i Durrësit, ku mesa duket kryeministri po orët e para pas kthimit nga Italia. Ndoshta i impresionuar nga ajo çfarë ka gjetur në Golem, kryeministri nuk e ka kursyer komentin për punën e madhe që sipas tij është bërë për pastërtinë dhe sistemimin e plazheve.
Doshi, përpjekja për rikthim në PS përballë provave që “rrjedhin” nga Prokuroria
Para disa ditësh mediat përcollën si lajm rikthimin në Parlament të deputetit Tom Doshi. Ky i fundit vinte në seancë pas çështjes së bujshme ku ai akuzonte Ilir Metën si porositës të një vrasjeje të mundshme të tij. Një rikthim që nuk mund të kalonte pa një detaj tipik: Z. Doshi iu hakërrye Erjon Braçes me fjalë të pista për edukatën parlamentare: “Pse nuk flet or legen”, ishte fjalia e z. Doshi. Një ditë më pas, nga prokuroria rrjedh video e ballafaqimit mes Doshit dhe Durim Bamit, i akuzuar si varsësi me pagesë i vrasjes së hamendësuar se urdhërohej nga Ilir Meta.
Ish-nënkryetari i SHIK-ut, Rama: “Gazidede, ishte besimtar, nuk e konceptonte gënjeshtrën. Ndaj ra preh e dezinformacionit të vartësve”
Ish-nënkryetari i Shërbimit Informativ Kombëtar, Bujar Rama, ka deklaruar dje në një intervistë për “Channel One” se Bashkim Gazidede, kishte rënë pre e dezinformacionit të vartësve të tij. Rama shton se Gazidede ishte një ndër njerëzit më të ndershëm që kanë punuar në shtetin shqiptar. “Padyshim që ka qenë një nga titullarët më të ndershëm të institucioneve të shtetit shqiptar që mund të ketë patur ndonjëherë. Një njeri me ndershmëri të rrallë. Por Gazidede ra viktimë e dezinformimit të vartësve të vet. Dezinformimi i tyre e dëmtoi Gazideden dhe vetë SHIK.
Lumturia e ‘gjykimit të shkurtuar’, edhe në arrati, edhe ulje dënimi. Rasti i fundit, shefi i kokainës Gëzim Çela
Ende kërkohet nga Interpol si trafikanti më i rrezikshëm shqiptar në tregun e kokainës, kur Gëzim Çela një vit më parë i shpëtoi forcave të policisë. Në vilën e tij në Laç u zbulua një laborator kokaine. Por që nga arratia, Çela arriti të fitojë gjykimin e shkurtuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda, duke përfituar ulje dënimi me 7 vite. Për të, prokuroria nga pretenca e parë me 20 vite burg është detyruar të kërkojë 13 vite.
Të mos kesh as njohuritë bazë gjeografike. Ekipi i Skënderbeut nxjerr viza për në Irlandë, duke menduar se janë i njëjti shtet me Irlandën e Veriut
“Të mësosh, bir, se shkolla kurrë nuk humbet”. Këshillat e prindërve e gjyshërve të dikurshëm do t’i kishin hyrë në punë më shumë se kurrë ekipit të Skënderbeut të Korçës, drejtuesit e të cilës pajisën lojtarët me viza, për në… shtetin e gabuar. Jo se gabimi nuk u rregullua, por ekspozimi i kësaj gafe nga shtypi britanik, tregon edhe mjerimin e njohurive gjeografike të të paktën dikujt në klub.
Pronësia e “Rovenës”, këngëtarja humbet gjyqin e lokalit ndaj Doshit e Babasit, prona u kalon atyre
Një çështje “e rëndomtë” prone ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të personazheve të përfshirë. Deputeti shkodran Tom Doshi dhe ish deputeti Ndriçim Babasi kanë fituar një gjyq
Greqia në kërkim të normalizimit ekonomik, paguhet borxhi, rihapen bankat dhe rritet TVSH-ja
Agjensia e lajmeve AFP njofton se Greqia i pagoi dje borxhet BQE-së dhe FMN-së, një shumë prej rreth gjashtë miliardë euro duke rihapur gjithashtu bankat me shërbime ende të limituara pas tre javësh të mbyllura dhe duke rritur TVSH-në ashtu si e kërkuan kreditorët. Në sajë të 7,16 miliardë eurove të zhbllokuara menjëherë nga BE-ja, Greqia i ka paguar dy kestet e prapambetura Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) më 30 qershor dhe 13 korrik, për një total prej dy miliardë eurosh.
Xhaferaj thotë se PD nuk po ndahet nga rrugaçët me kollare që ndanin tenderat dhe vranë karrierat politike të atyre që nuk pranuan të bëheshin palë në grabitje
Ferdinand Xhaferaj, ish-ministër Kulture dhe një nga eksponentët kryesor të PD-së, në një intervistë për gazetën “Sot” ka deklaruar se PD gjatë dy viteve nën drejtimin e Lulzim Bashës nuk është ndarë nga rrugaçët që merrnin dhe shisnin tendera gjatë qeverisës “Berisha”. “Duhet theksuar se në këto dy vite PD-ja nuk arriti të ndahej nga rrugaçet me kollare që gjate qeverisjes së PD vetëm sa ndanë tenderat dhe vranë karrierat politike të atyre që thjesht nuk pranuan të bëheshin palë për të grabitur”, thotë Xhaferaj në intervistë.