Nga "Rai 3" në plazhin e Durrësit. Kryeministri poston fotot e një sezoni të mbarë turistik, komentuesit i kujtojnë mushkonjat e Divjakës dhe mungesën e ujit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/1073_rama_plazhi.jpg?itok=5_smYI9u)
Pa u shuar mirë jehona e intervistës së kryeministrit Rama në Rai 3, ai është shfaqur në Facebook me disa foto që sipas tij dëshmojnë nisjen e një sezonit të mbarë turistik. Bëhet fjalë për foto nga plazhi i Durrësit, ku mesa duket kryeministri po orët e para pas kthimit nga Italia. Ndoshta i impresionuar nga ajo çfarë ka gjetur në Golem, kryeministri nuk e ka kursyer komentin për punën e madhe që sipas tij është bërë për pastërtinë dhe sistemimin e plazheve. “Ka nisur një sezon i mbarë turistik, që po bën diferencën në shumë aspekte: plazhe publike të mirëmbajtur e të pastruar në mënyrë sistematike; shërbim shëndetësor 24 orë; dhe siguri e rritur për turistët dhe pushuesit”-thekson kryeministri. Ky postim i tij ka ngjallur disa reagime me shumicën e komentuesve që kanë çfarë të rrëfejnë për këtë çështje nga eksperienca e tyre personale: Ja çfarë thonë disa prej komentuesve: M.D Hajde bo foto ne plazhin e madh te Durresit dhe do ngelesh i kenaqur,reklame dime te bejme te gjithe:, G.T ne divjake se lejn mushkonjat me ardh dhe arriet; Sh.S shum bukur po nga plazhi divjakes kur do kaloni ti hidhni nje sy? B.H Leri llustrat o piktor Po shiko popullin se akoma e Kane rrogen 300 mije leke dhe ti dashke BE; F.K Je shume mire vazhdo dhe njihe me mire situaten se nuk ta ha qeni shkopi; N.J u besuam dhe ju dhame votat z.kryeminister.mire beme.po ju lutem me besoni ne plazh durres nje zone e tere me mijra banore nga rrota e kuqe deri tek ''adrkiatiku''s'ka uje ka mbi 10dite .nuk me vjen mire tju mashtrojne me genjeshtra. Une respektoj dhe kam besim tek karakteri juaj punetor dhe operativ.shikoj cdo mengjes kur ujiten rrapet e palmat dhe skam uje ne dush.ju uroj gjith te mirat.respekte.
l.m
Add new comment