Vuçiç shpall fundin e revolucionit me ngjyra: Të zbatohet ligji!

Postuar në 13 Prill, 2025 11:37

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiç, ka shpallur përfundimin e atij që e ka quajtur revolucion me ngjyra.

Nuk do të lejojmë askënd jashtë apo brenda vendit të rrëzojë shtetin tonë. Mund të vijnë vërdallë sa të duan, nuk ka për të ndodhur gjë

është shprehur ai para një turme mbështetësish në Beograd.

Tubimi është zhvilluar në kontekstin e formalizimit të Lëvizjes për Shtetin dhe Popullin, projekt ky politik që synon de facto instalimin e një partie sunduese në vend. Presidenti serb po kështu ka kërkuar ndjekjen penale për të gjithë ata që kryen akte vandalizmi, rikthimin e institucioneve të kapura, mes të cilëve edhe RTS-ja që sipa stij luajti një rol kyç në “revolucionin me ngjyra”.

Po ai ashtu ka kërkuar që studentët të lejohen të kthehen në auditorë pas asnjë penalitet, por ka këmbëngulur që të mos lejohen më aktivitete që prekin jetën e përditshme të njerëzve.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.