Irani është afër bombës bërthamore

Postuar në 19 Prill, 2025 17:12

Irani nuk është larg nga realizimi i një bombe bërthamore. Kështu është shprehur kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Rafael Grossi, pak pasi mbërriti në Teheran ditën e mërkurë.

Është si një mozaik. Kanë pjesët dhe një ditë do të mund t’I bëjnë bashlë. Ka ende rrugë deri aty. Por nuk janë larg, kjo duhet pranuar

është shprehur ai për “Le Monde”.

Takimi mes tij dhe ministrit të Jashtëm Iranian, Seyed Abbas Aragchi është vlerësuar nga ky i fundit, ndërkohë që Grossi ka kërkuar që Agjencia dhe OKB-ja të jenë pjesë e negociatave mes SHBA dhe Iranit për çështjen bërthamore. Lidhur me marrëdhëniet mes të dyja vendeve, ish-i Dërguari Special i presidentit amerikan, Trump, në mandatin e parë të këtij të fundit, Eliott Abrams, ka deklaruar se "Trump nuk do një luftë me Iranin". 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.