Pronësia e “Rovenës”, këngëtarja humbet gjyqin e lokalit ndaj Doshit e Babasit, prona u kalon atyre

Postuar në 21 Korrik, 2015 03:06

Një çështje “e rëndomtë” prone ka marrë vëmendje të veçantë për shkak të personazheve të përfshirë. Deputeti shkodran Tom Doshi dhe ish deputeti Ndriçim Babasi kanë fituar një gjyq

Pronësie, njofton Shqip. Është fjala për pronën prej 887 metrash në zemër të Bllokut, lokalin “Rovena” të këngëtares Rovena Dilo. Gjykata e Tiranë urdhëron atë të dorëzojë pronën. Disa të afërm të saj ia kanë shitur këtë pronë Doshit dhe Babasit, dhe pjesa e saj, siç ka firmosur gjyqtari Fatri Islamaj, është vetëm 20.3 metra katrorë. Hapësira tjetër e lokalit do kalojë për Doshin dhe Babasin, por duket se meqë vendimi është i apelueshëm, këngëtarja nuk do ta lërë me kaq.

a.k

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.