Lajme

Një shkrim për Shqipërinë, apo për kryeministrin?

Postuar në 19 Korrik, 2015 15:17

Fotoja në fjalë, është shpërndarë nga kryeministri në profilin e vet në Facebook. Bëhet fjalë për një artikull të botuar në “Financial Times” që titullohet: “Kur një artist drejton një vend”. Kryeministri ka shoqëruar linkun e artikullit me këtë koment: “Hapesira krejt e veçante e prestigjiozes Financial Times dhe pena e nje gazetari nder me te shquarit e faqeve te kultures e te artit ne bote, jane nje arsye per t'u ndjere mire qe bejme te flitet kaq mire per Shqiperine.

Përdoruesit e drogës në Shqipëri, persona me status të lartë ekonomik dhe intelektual. Porf dr.Zihni Sulaj: Në Toksikologji kemi pasur individë shumë të njohur

Postuar në 19 Korrik, 2015 11:26

Në Shqipëri, shifrat e larta të përdoruesve të drogës nuk i referohen vetëm grupeve të riskut. Sipas statistikave të Institutit të Shëndetit Publik, rreth 5% e përdoruesve të drogës janë persona me status të lartë ekonomik dhe intelektual, përfshirë dhe persona VIP. Një pjesë mirë  e personave të njohur që janë konsumatorë të drogës janë trajtuar në Shërbimin e Toksikologjisë në QSUT, shumë prej tyre i drejtohen klinikave të huaja, ndërkohë që të tjerë e vuajnë  pa u trajtuar për shkak se druajnë  t’u mësohet fakti i të qenit përdorues droge.

"Amerika e re”, nga 2060-a, vetëm 43% e popullsisë së ShBA do të jetë e bardhë

Postuar në 19 Korrik, 2015 11:12

“Pew Research Center” publikon së fundmi një studim, me bashkëautor, Paul Taylor, që merret me demografinë e ShBA. Dhe siç mund të imagjinohet raportet kanë ndryshuar shumë brenda popullsisë amerikane, por edhe kryqëzimi racor ka bërë të vetën. “Më 1960 popullsia e SHBA ishte 85% e bardhë, nga viti 2060 e tutje do të jetë vetëm 43% e bardhë. Dikur ishim një vend me të bardhë dhe të zinj. Tani jemi si ylberi”, shkruan Pew. Ky ndyshim historik, vjen edhe si pasojë e ardhjes së 40 milionë emigrantëve që nga viti 1965.

Dekriminalizimi, ambasadori i Italisë hedh një mendim të ri: “Nuk ishin mjetet ligjore për ta kryer”

Postuar në 19 Korrik, 2015 08:57

Ambasadori i Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, ka përcjellë në një intervistë për “Vizion Plus” idenë se procesi i dekriminalizimi ishte i pamundur që të realizohej para zgjedhjeve lokale. “Nuk ishin as mjetet për ta kryer, pasi legjislacioni nuk e parashikonte këtë lloj qasjeje. Po vijohet puna, kemi dhe vëmendjen e lartë të qeverisë, nga ana jonë, pra nga Italia do të sjellim shembullin e ligjit Severino, i cili imponon një sërë kushtesh përsa i përket mos kandidueshmërisë, ne përdorim termin mos kandidueshmëri e jo dekriminalizim, të cilin e konsideroj disi të shëmtuar.

Arian Zeka i Odës Ekonomike Amerikane thotë se Kosovën po e përcjell një trend negativ ekonomik: Të rinjtë diplomohen në fusha ku s´ka treg pune

Postuar në 19 Korrik, 2015 08:08

“Rritja ekonomike, as duhet dhe as mund të bazohet në Qeverinë e Kosovës apo në institucionet publike - ajo duhet të vijë nga sektori privat. Kudo, në çdo vend ku funksionon ekonomia e lirë e tregut, bartës kryesor i zhvillimit ekonomik të vendit është sektori privat. Prandaj, që të ndodhë kjo, duhet sa më shpejt të futen masat, të cilat mundësojnë fuqizimin e këtij sektori”, thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka.

Gjykata e Apelit i hap rrugën testimit, 5600 infermierë në konkurs. Pritet të testohen dhe të gjithë mjekët

Postuar në 19 Korrik, 2015 07:40

 Pas vendimit të Gjykatës së Apelit fillon zbatimi i konkursit ku në 24 korrik rreth 5600 infermierë në vend do të testohen. Pas infermierëve, shumë shpejt pritet të testohen të gjithë mjekët, kryesisht ata të familjes. Ndonëse ky testim u kundërshtua fort si nga bluzat e bardha, të cilët u përfshinë në protesta, ashtu dhe nga Urdhri i Infermierit, të premten e javës që vjen infermierët do t’i duhet të kalojnë këtë provë.  Ka qenë vendimi i Gjykatës Administrative të Apelit, i cili i ka hapur rrugë zhvillimit të testimit pas padisë së bërë nga Urdhri i infermierit.

Konfindustria kërkon ndërhyrjen e Ramës: Ekonomia me gjendje të papranueshme, vendimarrjet e gabuara ulën të ardhurat në buxhet

Postuar në 19 Korrik, 2015 07:11

Masa të menjëhereshme për të rritur të ardhurat në buxhetin e shtetit. Kjo është kërkesa e Konfindustrisë të cilën ia bën kryeministrit Rama duke e cilësuar si të papranueshme gjendjen aktuale. Konfederata e Industrive të Shqipërisë akuzoi qeverinë se me vendimarrje të gabuara politike dhe jo profesionale, ka çuar në rënien me 7% të të ardhurave në buxhet, vetëm për 6 muajt e parë të 2015.

Shtohen azilkërkuesit nga Shqipëria drejt Gjermanisë, në gjashtë muajt e parë të këtij viti u larguan afro 22 mijë shqiptarë

Postuar në 19 Korrik, 2015 02:53

“Një vend që kërkon të jetë anëtar i Bashkimit Evropian, nuk mund të ketë kërkesa për azil në vendet e Unionit”, deklaroi kancelarja gjermane Angela Merkel gjatë vizitës së saj në Tiranë duke bërë të qartë se synimi i Gjermanisë është për forcë punëtore të kualifikuar nga Shqipëria. Por, shifrat tregojnë se shqiptarët e Shqipërisë, ende vazhdojnë të ikin drejt Gjermanisë. “Evropa e Lirë” raporton se numri i azilkërkuesve shqiptarë në Gjermani ka arritur një tjetër rekord në muajin qershor prej 5,932 shtetasve shqiptarë kanë aplikuar për azil në këtë vend.

Prokuroria nuk e jep lejen Mark Frrokut për të qenë i pranishëm në gjyqin që do mbahet ndaj tij në Belgjikë

Postuar në 19 Korrik, 2015 01:54

Frroku nuk do të jetë i pranishëm në gjyqin që zhvillohet në Belgjikë. “Gazeta Shqiptare” shkruan se pas kërkesës së Mark Frrokut drejtuar Prokurorisë së Përgjithshme, ku i kërkonte kësaj të fundit që të ishte i pranishëm në gjyqin që do mbahet ndaj tij në Belgjikë për vrasjen e Aleksandër Kurtit, organi i akuzës i ka kthyer përgjigje deputetit.

Nisin hetimet për dosjet më të bujshme, Prokuroria vihet në lëvizje pas akuzave të ndërkombëtarëve për gjyqtarët e korruptuar

Postuar në 19 Korrik, 2015 01:42

Pas presionit në rritje nga BE dhe SHBA, kryeprokurori Adriatik Lalla ka bërë gati hapjen e dosjeve më të bujshme për vrasje, korrupsion dhe krime të tjera të rënda, për të cilat dyshohet se gjyqtarët kanë marrë zarfe me para. "Sot" shkruan se burimet e gazetës pranë Prokurorisë, bëjnë me dije se dosjet më të bujshme janë piketuar dhe së shpejti pritet hapja e tyre me qëllim zbardhjen e emrave të gjyqtarëve të korruptuar, të cilët shihen si një problem thelbësor për funksionimin e sistemit të drejtësisë si nga mazhoranca, ashtu dhe nga të diplomatët e huaj.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme