Lajme

Pushohen hetimet për ish-drejtorin e Interpol Tirana. Akuzohej se nuk kishte informuar Ministrinë e Drejtësisë për kërkesë ekstradimin e palës belge për Mark Frrokun

Postuar në 22 Korrik, 2015 07:41

Prokuroria ka pushuar hetimet ndaj ish-shefit të Interpol Tirana, Artan Bajraktari. I akuzuar se mbajti të fshehtë, ose nuk përcolli drejt Ministrisë së Drejtësisë, kërkesën e palës belge, për ekstradimin e deputetit Mark Frroku, Bajraktari u shkarkua në mars të vitit 2015 dhe madje u arrestua. Mirëpo prokuroria sot arsyeton se vërtet Bajraktari e ka shkelur afatin ligjor të përcjelljes së kërkesës, por kjo sipas saj, ka ardhur për shkak të nevojës së saktësimit të disa të dhënave, përcjellë në rrugë elektronike nga Interpoli me qendër në Lion.

Ligji për arsimin e lartë, PD-ja deklaron se do të vijojë kundërshtimin në Gjykatën Kushtetuese

Postuar në 22 Korrik, 2015 06:27

Partia Demokratike do të kundërshtiojë ligjin “Për Arsimin e Lartë”, në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i saj, Lulzim Basha, deklaroi pas takimit me një grup pedagogësh se opozita do të ndërmarrë edhe një aksion ndërgjegjësues për këtë. “Ne do të marrim një aksion të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të çdokujt, që nis sot e do të vazhdojë. PD do të ndërmarrë një aksion masiv institucional, që nga Presidenti e deri tek Gjykata Kushtetuese, ku opozita do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve që kanë të drejtë”, u shpreh Basha.

Kapet banda shqiptaro-rumune e metrosë së Athinës. E specializuar për grabitje portofolash dhe sendesh me vlerë

Postuar në 22 Korrik, 2015 03:59

Policia greke ka asgjesuar një bandë krimninale, pjesëtarët e së cilës vidhnin qytetarët në metronë e Athinës. Abc News raporton se janë arrestuar 13 shtetas shqiptarë, dy rumunë, një bullgar dhe një grek, ndërsa janë shpallur në kërkim edhe 20 persona të tjerë, gjysma e të cilëve shqiptarë.
Sipas policisë, banda vepronte në grupe prej 4-5 vetësh, duke krijuar konfuzion rreth qytetarëve që vinin në shënjestër dhe u vudhnin portofolat dhe sende të tjera me vlerë.
Që nga fillimi i vitit deri pas mesit të korrikut, grupi kishte kryer 364 vjedhje të verifikuara.

Qeveria i kthen kompetencat Nishanit si Komandant i Përgjithshëm

Postuar në 22 Korrik, 2015 01:56

Rama kërkonte të bëhej dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, një kopetencë që e ka pasur gjithmonë Kreu i Shtetit. Ndërkohë, Qeveria ka risjellë në Kuvend projektligjin për Forcat e Armatosura. Kjo ndodhi pas rrëzimit që Gjykata Kushtetuese u bëri disa neneve të këtij ligji për shkak të marrjes së kompetencave kreut të shtetit nga Kryeministri. Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, gjatë prezantimit të projektligjit sqaroi se të gjitha vërejtjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese janë reflektuar në ligjin e ri.

Autostrada Tiranë – Durrës ndriçohet vetëm 7 km, 32 km e tjera në errësirë

Postuar në 21 Korrik, 2015 23:36

Autostrada Tiranë – Durrës me dy standarte. Kanë kaluar pesë muaj nga dita kur autostrada Tiranë – Durrës, një nga rrugët interurbane me dendësinë më të madhe të qarkullimit të makinave, iu rikthye ndriçimi. Shtylla të larta të bardha, të vendosura në një distancë jo shumë larg nga njëra – tjetra u krijon shikueshmëri maksimale drejtuesëve të mjeteve. E shoqëruar kjo me sinjalizueset për natën dhe sinjalistikën e përshtatshme, e bën këtë autostradë të sigurtë për drejtuesit e mjeteve. Por kjo nuk ndodh deri në segmentin e fundit të saj.

Ministrja Nikolla ulet në një "bankë" me Berishën për t’i shpjeguar Ligjin e Arsimit të Lartë (Video)

Postuar në 21 Korrik, 2015 17:03

Gjatë seancës plenare ku u diskutua projektligji i prezantuar nga qeveria për  Arsimin e Lartë ra në sy një moment ku ministrja e Arsimit Lindita Nikolla iu drejtua platformës së opozitës duke u ulur në krah të ish-kryeministrit Berisha për t’i shpjeguar draftin e qeverisë. Megjithëse e ka dëgjuar më vëmendje ish-kryeministri nuk ka ndryshuar mendim lidhur me projektligjin që sipas tij mbyll dyert e universiteteve për shtresat e varfra si dhe cënon autonominë e tyre.

l.m

Fotoja e Himarës dhe kollajllëku i një ekspertize. “Të gjitha gjasat flasin për peshkaqen”, por në fakt…

Postuar në 21 Korrik, 2015 15:10

Një foto e ujrave pranë Himarës botuar nga faqja jetaoshqef, ku tregohet kreshta e një qenieje që duket si peshkaqen, ka bërë xhiron e mediave online. Teksti i lajmit fillon me frazën “atë që sipas të gjitha gjasave është një peshkaqen”. Fakti është që jo “të gjitha gjasat” tregojnë për peshkaqen kur kreshta e një krijese të detit del mbi ujë. Fotoja konkrete, realisht tregon krijesën në fazë gjysmë-kërcimi mbi ujë, çka është tipike e delfinëve, që hasen jo rrallë në ujrat tona.

Hua e re prej 500 milionë eurosh përmes emetimit të Eurobondit. Ministria e Financave: “Me interes më të ulët sesa 7.5%”

Postuar në 21 Korrik, 2015 13:59

Qeveria parashikon të marrë një hua të re prej rreth 500 milionë eurosh, përmes emetimit të Eurobondit. Në këtë kuadër është depozituar nisma ligjore në Parlament, në të cilën sqarohet se interesat do të jenë më të ulëta se 7.5% që ishte interesi i Eurobondit të vitit 2010. “Emetimi i Eurobondit në vitin 2015 nuk do të sjellë rritje në nivelin e borxhit, pasi zëvendëson një borxh ekzistues me një tjetër më të favorshëm përsa u përket rreziqeve dhe kostos. Nga vlerësimet paraprake të bankave ndërkombëtare pritet që eurobondi i ri të merret me një normë interesi ndjeshëm më të ulët se 7.5%.

Sezon zjarresh nëpër Shqipëri. Pyje e ullishte në Shkodër, brez pishash në Shëngjin, rrezikohen banesa e depozita karburanti. Në Delvinë flakët vihen nën kontroll

Postuar në 21 Korrik, 2015 11:51

Bashkë me temperaturat e larta, një sezon zjarresh po përfshin vendin. Dhjetëra hektarë ullishte, pyje dhe shkurre janë përfshirë nga flakët mesditën e sotme në kodrat e Melgushes dhe Oblikës në Shkodër.

Zjarrfikësit janë përqendruar kryesisht në vatrat që rrezikojnë banesa, duke izoluar flakët në këto zona, njofton TCH. Temperaturat e larta dhe era janë duke ndihmuar në përhapjen e flakëve që kanë përfshirë dhjetëra ha ullishte. Dyshohet që zjarri të jetë vënë qëllimisht për hapje kullotash në zona me shkurre, por që më pas ka dalë jashtë kontrollit.

Nga "Rai 3" në plazhin e Durrësit. Kryeministri poston fotot e një sezoni të mbarë turistik, komentuesit i kujtojnë mushkonjat e Divjakës dhe mungesën e ujit

Postuar në 21 Korrik, 2015 11:19

Pa u shuar mirë jehona e intervistës së kryeministrit Rama në Rai 3, ai është shfaqur në Facebook me disa foto që sipas tij dëshmojnë nisjen e një sezonit të mbarë turistik. Bëhet fjalë për foto nga plazhi i Durrësit, ku mesa duket kryeministri po orët e para pas kthimit nga Italia. Ndoshta i impresionuar nga ajo çfarë ka gjetur në Golem, kryeministri nuk e ka kursyer komentin për punën e madhe që sipas tij është bërë për pastërtinë dhe sistemimin e plazheve.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme