Lajme

Rast i veçantë - vodhi partinë

Postuar në 26 Korrik, 2015 16:45

Sot u raportua për një skandal financiar në Partinë Demokratike. Një specialist i zyrës së Organizimit, Florian Xhuti, ka përfituar fondet e derdhura për kartat e reja të anëtarësisë. Bëhet fjalë për një fond të akumuluar prej 250 milionë lekësh për 50 mijë tesera anëtarësie. Xhuti thuhet se përgjigjej për pagesat dhe duket se një pjesë të mirë i ka futur në xhepin e vet. Mediat raportojnë se për këtë skandal është informuar në rrugë zyrtare edhe kryetari i ri i PD-së, Lulzim Basha. Sot PD-ja nuk e ka përgënjeshtruar lajmin, çka lë të kuptohet se ai është i vërtetë.

Ndryshojnë tarifat e furnizimit me ujë. ERU ka menduar “ta diskutojë me konsumatorët” arsyen

Postuar në 26 Korrik, 2015 13:28

Siç ishte paralajmëruar, tarifa e furnizimit me ujë pritet të ndryshojë. Por në ndryshim nga vendimi për çmimin e energjisë, ose ndoshta për shkak të reagimit ndaj atij vendimi, është gjykuar që kësaj radhe të merret mendimi i konsumatorëve.

"Zëri i Popullit” 2.0

Postuar në 26 Korrik, 2015 12:28

“JavaNews” raporton një sot se një dukuri e re paska marrë udhë në Shqipëri. Dukuri e cila ka “alarmuar” Policinë e Shtetit, të drejtuar nga Saimir Tahiri. Dukuria është kjo: “Fillimisht personat blejnë një numër celulari në treg të zi dhe i dërgojnë mesazhe kërcënuese numrave të tyre personal. Me ardhjen e këtyre mesazheve, ata bëjnë kallëzim në polici se ndihen të kërcënuar dhe disa ditë më vonë ose edhe muaj, sajojnë vendosjen e eksplozivit në makinë, në derë të apartamentit apo hyrje të banesave private.

Mazhoranca sërish zbuluar. Gjykata Kushtetuese e gjen të pabazuar vendimin për të mos pranuar ngritjen e komisionit hetimor për trafikun e drogës

Postuar në 26 Korrik, 2015 06:36

Mazhoranca ka dalë sërish zbuluar në përpjekjen e saj për të penguar hetimin parlamentar të kërkuar nga opozita për implikimin e strukturave shtetërore në trafikun e drogës, menjëherë pas rënies së avionit në Divjakë. Përmes vendimit prej 16 faqesh të marrë në 23 korrik, gjyqtarët vlerësuan se vullneti i maxhorancës për të mos pranuar ngritjen e komisionit ishte i pabazuar.

Lajmi më jetëgjatë në Shqipëri: Ujë me orar

Postuar në 26 Korrik, 2015 05:21

Ndërmarrja “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” njofton qytetarët se kufizimet në furnizimin me ujë të pijshëm, po ndodhin për shkak të thatësirës së madhe. “Prurjet në ujëmbledhës kanë rënë”, njofton UKT që shton se konsumi është rritur. Kufizimet janë në disa zona të Tiranës dhe mund të imagjinohet lehtë se çfarë do të thotë të mos kesh ujë në shtëpi në këto kohë. UKT njofton se kufizimet nuk kanë lidhje me remontin e Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes, pra me furnizimin me energji të sistemit.

Hotel “Tirana”, del jashtë listës së monumenteve të kulturës. Këshilli Kombëtar i Restaurimit thotë se nuk ka vlera historike dhe as arkitektonike

Postuar në 26 Korrik, 2015 01:27

Me një vendim të datës 3 korrik 2015, hotel “Tirana” ka dalë nga lista e objekteve nën mbrojtje. Deri  para këtij vendimi, prej vitit 2000, ky hotel ishte i shpallur monument kulture i kategorisë së dytë, si pjesë e qendrës historike. “Gazeta Shqiptare” raporton se vendimi është marrë nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit pranë Ministrisë së Kulturës. Në relacionin që shoqëron vendimin, sqarohet se monumenti nxirret nga lista dhe si rrjedhojë nuk është më monument dhe as nuk gëzon mbrojtjen e shtetit, për arsye se nuk ka as vlera historike dhe as arkitektonike.

Rikthimi i Greqisë në Ballkan. Të majtët radikalë të Athinës konfirmojnë kursin europian

Postuar në 25 Korrik, 2015 15:03

Në përfundim të takimit me Këshillin Kombëtar të Politikës së Jashtme, të përbërë nga përfaqësues të partive politike, ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias tha se turi i tij ne 7 vende të rajonit shënon rikthimin e Greqisë në Ballkan.
"Greqia rikthehet në Ballkan dhe politika jonë bazohet në dy shtylla. E para të mbështesim bashkëpunimin me çdo vend dhe perspektivën europiane të tyre dhe e dyta të gjejmë mënyrën për të rindërtuar Ballkanin, zhvillim që do të lehtësojë pozitat e këtyre vendeve në Bashkimin Evropian"-theksoi Kotzias.

Botërori i futbollit, Rusia 2018, Shqipëria në grup me Italinë dhe Spanjën

Postuar në 25 Korrik, 2015 14:41

Është hedhur shorti i botërorit të futbolli 2018, i cili do të zhvillohet në Rusi. Shqipëria do të ketë në grup, Italinë, Spanjën, Izraelin, Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Shorti është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Zherom Valcke, por ceremoninë e ka përshëndetur edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Më poshtë të gjitha grupet:

PD grup pune kundër reformës qeveritare të pronës, Tabaku: Kjo që po kërkon të bëjë qeveria është zhvlerësim i pronës dhe mbyllje pa zgjidhje e saj

Postuar në 25 Korrik, 2015 10:45

Partia Demokratike do të ketë dhe alterantivën e saj se si mund të zgjidhet çështja e pronave. Sipas deputetes Jorida Tabaku, kjo që po kërkon të bëjë qeveria është zhvlerësim i pronës dhe mbyllje pa zgjidhje e saj. Në një prononcim për “Abc News” Tabaku pohon përgjegjësine e PD që nuk arriti ta mbyllë këtë çështje, por ajo tërheq vëmendje ndaj opinionit publik e grupve të interesit të bëjnë mirë dallimin mes dy filozofive, tek e quan antikushetuese këtë të qeverisë Rama. “Një grup pune është ngritur në Partinë Demokratike për të analizuar projektligjin e qeverisë për pronat.

Fatos Tarifa: “Ligji “Për arsimin e lartë” është shumë i mirë”. Prova? “Atë po e shan Kastriot Islami”

Postuar në 25 Korrik, 2015 09:33

Fatos Tarifa shkruan sot një opinion në gazetën “Mapo” që i shtohet debatit për ligjin e sapomiratuar “Për arsimin e lartë”. Opinioni i Tarifës polemizon me Kastriot Islamin, për të cilin Tarifa nuk i kursen sulmet. “Lexues të nderuar! Vini re! Ligjin për arsimin e lartë po e “kritikon” e po shan K. Islami, politikani shqiptar më obskur, më i dështuar e më famëkeq në çerekshekullin e fundit...Për shkak se ai ka dështuar në çdo sipërmarrje akademike e politike, në të cilën është angazhuar deri më sot, mund të thuhet me plot gojën se, nëse K.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme