Lajme

Nga vjeshta, qeveria do bëjë ligj të ri për lënien jashtë politikës të personave me precedentë kriminalë. Dmth, deri tani nuk kishte ç’tu bënte, se s’kish ligj?!

Postuar në 28 Korrik, 2015 10:03

Ngjan me një stil kinez komunikimi politik, kur për çështje djegëse qeveria flet përmes zv.ministrave. Kështu, raporti i Departamentit të Shtetit që flet për një deputet shqiptar me të kaluar të verifikuar kriminale, për të cilën edhe është dënuar, është “zbërthyer” nga mediat online me një emër faktikisht të përmendur: Deputetin e Lezhës për PS-në, Arben Ndoka, i cili në shtator 2005 është liruar nga burgu i Shënkollit pas dënimit për akuzat e trafikimit për prostitucion.

Uji i Vlorës (dhe qyteteve të tjera). Arsyetimi i zyrtarëve: Ujë ka plot, por e shpërdorojnë qytetarët…

Postuar në 28 Korrik, 2015 08:25

Pas problemeve të Tiranës, është shndërruar në çështje mungesa e ujit në Vlorë, sidomos në këto temperatura të larta dhe në sezon turistik. Drejtoresha e ujësjellësit, Varvara Gjika ka thënë se qytetarët janë edhe shpërdoruesit më të mëdhenj të ujit të pijshëm. Shqetësim tjetër që ngre drejtoresha e ujësjellësit është mosarkëtimi i të ardhurave sipas planit. “Sasia e ujit që vjen në qytet është e madhe dhe mund të shërbejë për furnizimin e dy qyteteve sa Vlora. Por ne kemi shumë shpërdorim të ujit të pijshëm.

inuku thjesht...NUK

Postuar në 28 Korrik, 2015 07:53

Gazetari i gazetës “Tema” Bledi Mane denoncon raste të reja të ndërtimit pa leje, tashmë në Përmet. Ndërrimi i pushtetit duket si i ka lënë rrugë të lirë betonomanisë që selitet e rritet me heshtjen e plotë të INUK dhe Ministrisë së Brendshme. Më poshtë denoncimi i gazetarit:

“Rruga e Elbasanit” komenton raportin e DASH: E turpshme që parlamenti shqiptar ka deputetë të dënuar për trafikim njerëzish!

Postuar në 28 Korrik, 2015 05:48

Ka qenë pothuajse i drejtpëdrejtë dhe i hapur presioni i ambasadës amerikane ndaj partive politike shqiptare, e sidomos PS-së, që të “korrigjonte” emrat e kandidatëve të zgjedhjeve të fundit lokale, duke ndërruar të përfolurit për të shkuar kriminale. Nuk pati asnjë reagim nga partia në pushtet, dhe si rrjedhojë raporti i DASH foli hapur për problematikën shqiptare, ku deputetë të dënuar për trafiqe vazhdojnë të jetë pjesë e parlamentit.

Zbardhen dokumentet, ja si iu refuzuan Nishanit vilat e qeveritare të Vlorës dhe Dhërmiut

Postuar në 28 Korrik, 2015 01:53

Në numrin e sotëm të gazetës “Panorama” shkruhet se janë zbuluar dokumentat me të cilat iu refuzuan presidentit Bujar Nishani vilat qeveritare të Vlorës dhe të Dhërmiut. Që prej datës 27 prill e deri më 19 qershor 2015, mes Presidencës, Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare dhe Kryeministrisë është shkëmbyer një korrespondencë intensive në lidhje me përcaktimin e rezidencës qeveritare se ku mund t’i kalojë 21 ditët e pushimeve verore kreu i shtetit, Bujar Nishani dhe familja e tij.

Hashashi po goditet kudo. Si shpjegohet që njëherësh po mbillet kudo? Ndoshta e ka fajin çmimi i dhjetëfishuar…

Postuar në 27 Korrik, 2015 10:24

Edhe pse tashmë është konfirmuar vullneti publik dhe konkret i policisë për të luftuar seriozisht kultivimin dhe trafikimin e hashashit, nuk kanë të sosur parcelat me bimën e ndaluar që kapen në zona të thella, në rajone të ndryshme të vendit. Si shpjegohet kjo këmbëngulje e njerëzve për të mbjellë kanabisin? Padyshim një element me joshje të padiskutueshme është çmimi i shumëfishuar i kiles së hashashit, që i ka kaluar 2000-2500 eurot në tregun e brendshëm, dhe kërkesa e sigurtë qoftë dhe për konsum vendor.

PD akuzon Ramën: Krimi ka pushtuar rrugët dhe zyrat e shtetit, kryeministri flet për suksese…

Postuar në 27 Korrik, 2015 08:10

Duke renditur një sërë ngjarjesh të ditëve e orëve të fundit, PD ka akuzuar sot kryeministrin Rama se u servir qytetarëve propagandë dhe fasadë politike për arritje e suksese në fushën e rendit, ndërkohë që pasiguria e qytetarëve po kap majat dhe kriminaliteti është konsoliduar në rrugë e në zyrat e shtetit. Deklaratën për mediat e bëri sekretari i përgjithshëm Ristani, sipas të cilit po bëhet  “propagandë e pështirë, por asnjë përgjigje për skandalin e fshehjes së kërkesës së Interpolit për ekstradimin e deputetit Mark Frroku, aleatit të Edi Ramës.

Këshilltari i Ali Ahmetit: I lumtë dora atij që vrau Musliun e Strugës (funksionar i BDI-së). Ka qenë truprojë e vëllamit të Arkanit

Postuar në 27 Korrik, 2015 03:11

Gjendja brenda BDI-së së Ali Ahmetit duket se ka arritur në një fazë të tillë shpërbërjeje saqë vrasjet e funksionarëve të saj së fundmi, po përgëzohen edhe nga vetë eksponentë të partisë. Faktikisht, “çudinë” e ka bërë Ibrahim Kelmendi, këshilltar i kreut të BDI Ali Ahmeti, një veteran I luftës së Kosovës dhe lëvizjes çlirimtare. Kelmendi ka habitur të gjithë në një postim në “Facebook” për vrasjen e Artan Musliut nga Struga, me emër tjetër Argëtim Asani. Musliu konsiderohej njeri i afërt me zv/kryeministrin Musa Xhaferi, dhe njihej si biznesmen në Strugë.

Meidani thotë se Rama nuk ka respektuar statutin për kreun e PS: Ndërsa "senatorët" heshtën dhe fërkuan sytë

Postuar në 27 Korrik, 2015 02:23

Rexhep Meidani kërkon nga kryetari i Partisë Socialiste që të respektojë statutin e partisë. Në një intervistë për gazetën “Panorama”, Ish­presidenti i Republikës shpreh habi se si senatorët e PS nuk e kanë kërkuar zbatimin e statutit. Duke analizuar zgjedhjet e fundit vendore, ish-presidenti e sheh rezultatin e maxhorancës si produkt të një operacioni për shumimin e votës përmes zgjerimit të koalicionit zgjedhor, ndërsa rezultatin e opozitës e cilëson një humbje të rëndë.

Politikanёt nё Gjermani debatojnё pёr azilkёrkuesit nga Ballkani, kёrkesat e shqiptarёve, kosovarёve e malazezёve nuk kanё shanse pёr njohjen e statusit

Postuar në 27 Korrik, 2015 01:42

Kёrkesat pբzil nga ana e e shqiptarёve, kosovarёve e malazezёve nuk kanё shanse pёr njohjen e statusit. “Deutsche Welle” raporton se e ngarkuara e qeverisё federale pёr migracionin, Aydan Özoguz (SPD) i bёri thirrje partisё kristinsociale (CSU), qё tё heqё dorё nga nxitja e frymёs kundёr refugjatёve. Nё sfondin e rritjes sё vazhdueshme tё numrit tё refugjatёve nga vendet e Ballkanit Perёndimor kryeministri i Bavarisё Horst Seehofer (CSU) u shpreh se po "abuzohet me azilimin" dhe shpalli "masa mё rigoroze".

Pages

Subscribe to RSS - Lajme