Politikanёt nё Gjermani debatojnё pёr azilkёrkuesit nga Ballkani, kёrkesat e shqiptarёve, kosovarёve e malazezёve nuk kanё shanse pёr njohjen e statusit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/2479_018606871_30300.jpg?itok=Rg8ISTYE)
Kёrkesat pբzil nga ana e e shqiptarёve, kosovarёve e malazezёve nuk kanё shanse pёr njohjen e statusit. “Deutsche Welle” raporton se e ngarkuara e qeverisё federale pёr migracionin, Aydan Özoguz (SPD) i bёri thirrje partisё kristinsociale (CSU), qё tё heqё dorё nga nxitja e frymёs kundёr refugjatёve. Nё sfondin e rritjes sё vazhdueshme tё numrit tё refugjatёve nga vendet e Ballkanit Perёndimor kryeministri i Bavarisё Horst Seehofer (CSU) u shpreh se po "abuzohet me azilimin" dhe shpalli "masa mё rigoroze". Kёrkesat pёr azil tё shqiptarёve, kosovarёve dhe malazezёve normalisht nuk kanё shanse pёr njohjen e statusit. Ndaj CSU kёrkon, qё tё hapen qendra pёrkatёse pёr strehimin kalimtar tё atyre refugjatёve, qё nuk kanё perspektivё tё pranohen pёr tё qendruar. Kryetari i partisё ekologjiste Cem Özdemir shprehu mirёkuptim pёr njerёzit nga Balkani Perёndimor, qё vijnё nё Gjermani. Sipas tij qereria duhet tё angazhohet pёr tё luftuar shkaqet e migracionit nё vendet e origjinёs sё refugjatёve, raporton “Deutsche Welle”.
Comments
Nuk kuptoj se pse shqiptart
<p>Nuk kuptoj se pse shqiptart kerkojne te emigrojne ne Vendet Prendimore e nuk emigrojne ne Turqi o vende te ngjashme si kjo.</p><p>Shqiptart jane populli ma me konfuzion ne koke ne Europe, nji popull qe nuk din nga te shkoje, nga Lindja apo nga Prendimi.</p>
Add new comment