Lajme
Parathuhet fituesi i tenderit 61 milionë euro për Shërbimin e Dializës. Flitet për kompaninë e Bujar Gazhelit, mikut të kryeministrit Rama sipas opozitës. Beqaj: Do kemi garë ndërkombëtare
Dy ditë para tenderit për Shërbimin e Dailizës sipas formës së konçesionit Partneritet Publik Privat, opozita ka folur për fituesin që sipas saj është i paracaktuar dhe është mik i drejtëpërdrejtë i kryeministrit Edi Rama.
Ja kush po pushon në vilën qeveritare të Dhërmiut, ku Nishani kërkoi të kalonte ca ditë (Video)
Në kulmin e debatit mbi refuzimin që Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare I bëri kërkesës së Presidentit të Republikës për të pushuar në rezidencat qeveritare të Dhërmiut dhe Vlorës, Tv Klan ka publikuar pamje nga vila e Dhërmiut ku janë duke pushuar dy femra që largohen sapo pikasin që janë nën vëzhgimin e kamerave. Në pamje shihen dhe punonjës të Gardës të Republikës që duket të kenë njohje me vajzat që pushojnë në vilë.
Vëzhguesit vendorë: Financimet e partive politike jo transparente, KQZ përgjegjëse
Koalicioni i vëzhguesve vendorë ka dalë me një qëndrim zyrtar sa i takon transparencës së financimit të partive politike. Me anë të një deklarate KVV shprehet se: “Mungesa e transperencës financiare nga subjektet është mosefikasitet i KQZ-së si institucioni përgjegjës”. Sipas këtij koalicioni, KQZ nuk ka përmbushur detyrat.
Makina kalon në korsinë tjetër. Pas ndërhyrjeve të fundit, lartësia e bordurës ndarëse në autostradën Tiranë-Durrës u zvogëlua
Një makinë tip Volkswagen, me targë AA 989 GX, ka kaluar bordurën ndarëse në autostradën Tiranë-Durrës dhe ka përfunduar në korsinë tjetër. Ky aksident vjen pas ndëryrjeve në këtë aks, ndërhyrje të shumëkritikuara qoftë për mungesë e transparencës, qoftë për ndryshimet e papërshtatshme. Aksidenti dëshmon një problem sigurie, në një autostradë, ku për shkak të ndërhyrjeve të fundit, vendosen kufizime absurde të shpejtësisë, deri në 60 km/orë.
Delegati i UEFA-s: Kukësi rrezikon përjashtimin nga Kupat Europiane
Dhuna midis skuadrës së Kukësit dhe Legia Warszawas në stadiumin ‘’Qemal Stafa’’ mund t’i kushtojë rëndë të dyja skuadrave. Delegati polak i UEFA-s, Kazimierz Oleszek tha për mediat vendase se masat disiplinore do të jenë të rrepta nga ana e EFA për incidentin e shkaktuar në ndeshjen ndaj Legia Varshavës në kuadër të Europa League. Siç raporton ‘’SkySport’’ Oleszek tha se: “Fillimisht mendoj se Kukësi do të gjobitet me një shumë të madhe, nuk do të luajë në fushën e tij për disa takime.
Gati “pushtimi”, QSUT rrethohet nga 100 spitale, klinika, laboratorë diagnostikimi dhe farmaci private
Është më tepër se një skandal. Kjo hartë ngjan me lojërat kompjuterike, ku një vend duhet rrethuar për t’u pushtuar. Ne fakt është Qendra Spitalore Universitare “ Nënë Tereza”. Në një kronikë të trasmentuar nga “Vizion Plus” thuhet se institucioni shëndetësor më i madh në Shqipëri është “rrethuar” tashmë nga rreth 100 spitale, klinika, laboratorë diagnostikimi privatë dhe farmaci. Shifra janë alarmante nëse krahasohen me sipërfaqen ku ato ndodhen e që është pak më shumë se 200 mijë metër katror. Këto fakte janë pjesë e një hetimi që ka kryer faqja informative online “Historia Ime”.
Mbyllja e “Alsat”, Carlo Bollino blen licencën e tv-së, grupi “MCN”, aksioner kryesor i “Tema Tv”, blen licencën e radios
Siç është bërë e njohur “Albanian Screen”, i njohur dikur si “Tv Alsat” është mbyllur dhe asetet e të drejtat e tij kanë kaluar për shitje. Bëhet e ditur se licencën televizive të “AS” e ka blerë Carlo Bollino, i cili aktualisht posedon “A1Report” si tv dhe gazetën “Shqiptarja.com”. Licencën radio të “AS” e ka blerë grupi “MCN”, i cili është edhe aksioner kryesor i “Tema Tv”, që ka nisur së fundmi transmetimet. Kështu një nga grupet mediatike më të vjetra në Shqipëri është ndarë mes dy blerësve të rinj, që operojnë aktualisht në tregun mediatik.
Tirana pa ujë, u rikthehet puseve. Një avari teknike në nënstacionin e pompimit lë disa lagje të kryeqytetit pa ujë
Tirana pa ujë. Duket si lajm i vjetër por i ardhur në kohë. Edhe pse ditët e para të gushtit do të shënojnë rekord temperaturash të larta, sërish në kryeqytet uji do të mungojë. Një avari teknike në nënstacionin e pompimit të Bërxullës ka lënë pa furnizim me ujë disa lagje të Tiranës. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e kryeqyteit njoftoi se për shkak të një defekti elektrik në këtë stacion, pa ujë kanë mbetur zonat Yzberish, rruga “3 Dëshmorët” dhe ajo e njohur si Unaza e Re. UKT njofton se grupet e punës të OSHEE-së, janë në vendin e ngjarjes duke punuar për riparimin e defektit.
PD thirrje Veliajt: Lëre shown mediatik, mblidh këshillin bashkiak për të ndarë banesat sociale
Në emër të këshilltarë bashkiakë të PD-së dhe aleatëve të opozitës, kreu i tyre, Leonard Olli i bëri thirrje kryetarit të bashkisë Erion Veliaj të lërë mënjanë shown mediatik dhe të thërrasë në mënyrë urgjente mbledhjen e këshillit bashkiak për shpërndarjen e banesave sociale. Përmes një deklarate për shtyp paraditen e 1 gushtit 2015, të mbajtur para bashkisë së Tiranës akuzoi kryeministrin Rama se prej një viti mbajti të bllokuar procesin e shpërndarjes së banesave sociale dhe tani vijon zvarritjen.
Mediat serbe: Putini pranon pasaportën e Kosovës
Vendimi që Rusia të lëshojë viza për shtetasit me pasaporta kosovare ka tronditur Serbinë, sipas agjencisë së lajmeve INA. Ambasada ruse në Beograd ka njoftuar se qytetarët nga Kosova mund të hyjnë në Federatën Ruse vetëm në raste të veçanta apo kur marrin pjesë në ngjarje sportive nën përfaqësimin e Komitetit Ndërkombëtar Olimpik dhe federatave ndërkombëtare sportive. E përditshmja më e madhe serbe “Blic” në numrin e ditës së sotme ia ka kushtuar tërë ballinën këtij lajmi, transmeton Indeksonline.