Tirana pa ujë, u rikthehet puseve. Një avari teknike në nënstacionin e pompimit lë disa lagje të kryeqytetit pa ujë
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/08/02/4625_pus-uji-c1200x600.jpg?itok=ADvOoWEZ)
Tirana pa ujë. Duket si lajm i vjetër por i ardhur në kohë. Edhe pse ditët e para të gushtit do të shënojnë rekord temperaturash të larta, sërish në kryeqytet uji do të mungojë. Një avari teknike në nënstacionin e pompimit të Bërxullës ka lënë pa furnizim me ujë disa lagje të Tiranës. Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve e kryeqyteit njoftoi se për shkak të një defekti elektrik në këtë stacion, pa ujë kanë mbetur zonat Yzberish, rruga “3 Dëshmorët” dhe ajo e njohur si Unaza e Re. UKT njofton se grupet e punës të OSHEE-së, janë në vendin e ngjarjes duke punuar për riparimin e defektit. Duket se nga ky problem shpëtojnë ato shtëpi që kanë ende puse në oboret e tyre.
Add new comment