Ja kush po pushon në vilën qeveritare të Dhërmiut, ku Nishani kërkoi të kalonte ca ditë (Video)

Postuar në 01 Gusht, 2015 19:04

Në kulmin e debatit mbi refuzimin që Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare I bëri kërkesës së Presidentit të Republikës për të pushuar në rezidencat qeveritare të Dhërmiut dhe Vlorës, Tv Klan ka publikuar pamje nga vila e Dhërmiut ku janë duke pushuar dy femra që largohen sapo pikasin që janë nën vëzhgimin e kamerave. Në pamje shihen  dhe punonjës të Gardës të Republikës që duket të kenë njohje me vajzat që pushojnë në vilë. Nga bashkëbisedimi me gazetarin punonjësi i Gardës thotë se personeli është në pritje të kryeministrit, I cili ka shtyrë për disa ditë ardhjen pasi në vilë është duke u punuar ende. Korrespondenca mes zyrës së Presidentit të Republikes dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për të rezervuar vendin dhe kohën e pushimeve verore të kreut të shtetit ka nisur që në muajin Prill të këtij viti. Më 27 Prill sekretari i Përgjithshëm i Presidencës i dërgon shkresën e parë zyrtare drejtores së Shërbimeve Qeveritare, Kamelia Vojka, ku e informon se periudha 11-31 korrik është përzgjedhur nga presidenti Nishani për të kaluar pushimet verore në rezidencen shtetërore të Dhermiut. Por në përgjigjen e saj zonja  Vojka shprehet se nuk do jetë i mundur qëndrimi i Presidentit në këtë kohë pasi gjatë muajit korrik kjo vilë do t’u nënshtrohej punimeve dhese gjatë gjithë verës është e prenotuar nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit.

l.m

 

Ja kush po pushon ne vilen qeveritare ne Dhermi by trelosjermatis

Comments

Submitted by i (not verified) on

Ka lezet. Shifi gocat jane VIP, presidenti eshte ne rradhe te dyte ne krahasim me gocat per nga rendesia