Ja kush po pushon në vilën qeveritare të Dhërmiut, ku Nishani kërkoi të kalonte ca ditë (Video)

Në kulmin e debatit mbi refuzimin që Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare I bëri kërkesës së Presidentit të Republikës për të pushuar në rezidencat qeveritare të Dhërmiut dhe Vlorës, Tv Klan ka publikuar pamje nga vila e Dhërmiut ku janë duke pushuar dy femra që largohen sapo pikasin që janë nën vëzhgimin e kamerave. Në pamje shihen dhe punonjës të Gardës të Republikës që duket të kenë njohje me vajzat që pushojnë në vilë. Nga bashkëbisedimi me gazetarin punonjësi i Gardës thotë se personeli është në pritje të kryeministrit, I cili ka shtyrë për disa ditë ardhjen pasi në vilë është duke u punuar ende. Korrespondenca mes zyrës së Presidentit të Republikes dhe Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare për të rezervuar vendin dhe kohën e pushimeve verore të kreut të shtetit ka nisur që në muajin Prill të këtij viti. Më 27 Prill sekretari i Përgjithshëm i Presidencës i dërgon shkresën e parë zyrtare drejtores së Shërbimeve Qeveritare, Kamelia Vojka, ku e informon se periudha 11-31 korrik është përzgjedhur nga presidenti Nishani për të kaluar pushimet verore në rezidencen shtetërore të Dhermiut. Por në përgjigjen e saj zonja Vojka shprehet se nuk do jetë i mundur qëndrimi i Presidentit në këtë kohë pasi gjatë muajit korrik kjo vilë do t’u nënshtrohej punimeve dhese gjatë gjithë verës është e prenotuar nga kryeministri dhe kryetari i Kuvendit.
l.m
Ja kush po pushon ne vilen qeveritare ne Dhermi by trelosjermatis
Comments
Ka lezet. Shifi gocat jane
Ka lezet. Shifi gocat jane VIP, presidenti eshte ne rradhe te dyte ne krahasim me gocat per nga rendesia