Delegati i UEFA-­s: Kukësi rrezikon përjashtimin nga Kupat Europiane

Postuar në 01 Gusht, 2015 10:42

Dhuna midis skuadrës së Kukësit dhe Legia Warszawas në stadiumin ‘’Qemal Stafa’’ mund t’i kushtojë rëndë të dyja skuadrave. Delegati polak i UEFA-­s, Kazimierz Oleszek tha për mediat vendase se masat disiplinore do të jenë të rrepta nga ana e EFA për incidentin e shkaktuar në ndeshjen ndaj Legia Varshavës në kuadër të Europa League. Siç raporton ‘’SkySport’’ Oleszek tha se: “Fillimisht mendoj se Kukësi do të gjobitet me një shumë të madhe, nuk do të luajë në fushën e tij për disa takime. Tifozët e kësaj skuadre mund të mos udhëtojnë në transfertat e radhës, por mund të përjashtohet edhe nga Kupat Europiane. Gjithsesi, opsioni i fundit më duket më pak i mundshmi”, u shpreh ai. Sipas Oleszek edhe Legia rrezikon të dënohet pasi ishin tifozët e skuadrës polake ata që nxitën dhunën në pushimin mes dy pjesëve. Oleszek qartësoi se vendimin për ndërprerjen e ndeshjes e ka marrë delegati i UEFA-­s pas konsultimit me gjyqtarin kryesor. “Në këtë situatë merren në konsideratë edhe opinionet e trajnerëve e kapitenëve të të dyja skuadrave. Në rast se ka dyshime që mbarëvajtja e ndeshjes nuk mund të garantohet, atëherë delegati vendos ndërprerjen”, pohoi zyrtari polak i UEFA­s. Sipas Oleszek, numri i forcave të sigurisë në stadium nuk ishte i mjaftueshëm dhe në këtë aspekt, gjithë përgjegjësia bie mbi skuadrën pritëse’’.

 

http://www.skysports.com/football/news/11095/9930797/legia-warsaw-and-kukesi-charged-by-uefa-over-crowd-trouble

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.