Uji i Vlorës (dhe qyteteve të tjera). Arsyetimi i zyrtarëve: Ujë ka plot, por e shpërdorojnë qytetarët…
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/08/02/1504_uje.jpg?itok=Nzx__0UL)
Pas problemeve të Tiranës, është shndërruar në çështje mungesa e ujit në Vlorë, sidomos në këto temperatura të larta dhe në sezon turistik. Drejtoresha e ujësjellësit, Varvara Gjika ka thënë se qytetarët janë edhe shpërdoruesit më të mëdhenj të ujit të pijshëm. Shqetësim tjetër që ngre drejtoresha e ujësjellësit është mosarkëtimi i të ardhurave sipas planit. “Sasia e ujit që vjen në qytet është e madhe dhe mund të shërbejë për furnizimin e dy qyteteve sa Vlora. Por ne kemi shumë shpërdorim të ujit të pijshëm. Ju lutem të mos e shpërdoroni, sidomos në këto ditë të nxehta vere”, ka deklaruar Gjika.
Sa për dy momentet e deklaratës, janë arsyetime që vlejnë për të gjitha qytetet: Uji padyshim e shpërdorojnë qytetarët, se nuk ka kush ta shpërdorojë tjetër. Thënë ndryshe, e përdorin ujin e rrjetit për lavazhe, mbushje pishinash, ujitje kopshtesh. Por si marrjen e masave për këtë gjë, ashtu dhe për mospagesën e ujit, a nuk e ka në dorë ujësjellësi (me ndihmën e institucioneve të tjera si policia nëse është nevoja) për ta zgjidhur?
a.j
Add new comment