Lajme
Botërori i futbollit, Rusia 2018, Shqipëria në grup me Italinë dhe Spanjën
Është hedhur shorti i botërorit të futbolli 2018, i cili do të zhvillohet në Rusi. Shqipëria do të ketë në grup, Italinë, Spanjën, Izraelin, Maqedoninë, Lihtenshtejnin. Shorti është drejtuar nga Sekretari i Përgjithshëm Zherom Valcke, por ceremoninë e ka përshëndetur edhe presidenti rus, Vladimir Putin. Më poshtë të gjitha grupet:
PD grup pune kundër reformës qeveritare të pronës, Tabaku: Kjo që po kërkon të bëjë qeveria është zhvlerësim i pronës dhe mbyllje pa zgjidhje e saj
Partia Demokratike do të ketë dhe alterantivën e saj se si mund të zgjidhet çështja e pronave. Sipas deputetes Jorida Tabaku, kjo që po kërkon të bëjë qeveria është zhvlerësim i pronës dhe mbyllje pa zgjidhje e saj. Në një prononcim për “Abc News” Tabaku pohon përgjegjësine e PD që nuk arriti ta mbyllë këtë çështje, por ajo tërheq vëmendje ndaj opinionit publik e grupve të interesit të bëjnë mirë dallimin mes dy filozofive, tek e quan antikushetuese këtë të qeverisë Rama. “Një grup pune është ngritur në Partinë Demokratike për të analizuar projektligjin e qeverisë për pronat.
Fatos Tarifa: “Ligji “Për arsimin e lartë” është shumë i mirë”. Prova? “Atë po e shan Kastriot Islami”
Fatos Tarifa shkruan sot një opinion në gazetën “Mapo” që i shtohet debatit për ligjin e sapomiratuar “Për arsimin e lartë”. Opinioni i Tarifës polemizon me Kastriot Islamin, për të cilin Tarifa nuk i kursen sulmet. “Lexues të nderuar! Vini re! Ligjin për arsimin e lartë po e “kritikon” e po shan K. Islami, politikani shqiptar më obskur, më i dështuar e më famëkeq në çerekshekullin e fundit...Për shkak se ai ka dështuar në çdo sipërmarrje akademike e politike, në të cilën është angazhuar deri më sot, mund të thuhet me plot gojën se, nëse K.
Fotolajm/"Në vigjilje të hapjes së re të Partisë Socialiste"
Fotoja është realizuar dje në aktivitetin e Forumit Eurosocialist në Jal të Vunoit dhe është postuar nga kryeministri në profilin e tij në "Facebook".
Atentat ndaj zyrtarit të lartë shqiptar në Maqedoni, Argëtim Asani ndërron jetë në spitalin e Strugës
Ndaj Argëtim Asani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) dhe kuadër i BDI-së është kryer në një atentat. Informacionet e para zyrtare bëjnë të ditur se ai ka ndërruar jetë. Sipas disa portaleve lokalenë Maqedoni, ndaj Asanit është shtënë me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje pranë hotelit “Drim” në Strugë. Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e Strugës. Sipas “Plusinfo”, Asani ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda.
Gazetarët bojkotojnë Shkëlqim Canin
“Mapo” raporton se 18 gazetarë të thirrur për një takim informal me ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, e kanë bojkotuar atë. Sipas gazetës në fjalë, shkak për bojkotimin është bërë arroganca e vazhdueshme e ministrit, sulmet e ministrisë ndaj medias për disa kronika, si dhe fakti që ministria nuk jep informacionin e kërkuar. Për këto arsye takimi nuk është zhvilluar, por zyra e shtypit njoftoi se ai ishte anuluar.
Mediat serbe paralajmërojnë skenare të errëta, sulme terroriste në rajonet kufitare të Maqedonisë
Mediat serbe po vazhdojnë të paralajmërojnë skenare të ndryshme të errëta në Maqedoni. Sipas agjensisë së lajmeve “Ina”, portali serb “Telegraf” paralajmëron për incidente të tjera apo siç i quan sulme terroriste në rajonet kufitare në pjesën veriore dhe perëndimore të Maqedonisë. Këto paralajmërime vijnë gjoja të bazuara në informacione të shërbimeve sekrete serbe. Megjithatë “INA” raporton se MPB në Maqedoni nuk ka komentuar këto informacione. Ditë më parë kjo ministri theksoi se ka shtuar masat e sigurisë.
I nxehti afrikan i Tiranës shoqërohet me mungesën e ujit të pijshëm. Ndërprerja e energjisë në stacionin e Qafë-Mollës, do nxjerrë nga funksioni stacionin e pompimit
Tmerr në ditët e të nxehtit afrikan. Megjithatë temperaturat e larta në Tiranë nuk do të jenë shqetësimi më i madh për kryeqytetasit, por mungesa e ujit të pijshëm. Prej ditësh situata e furnizimit me ujë paraqitet problematikë në disa zona të Tiranës, por për 24 orë mungesën e ujit të pijshëm do të vuajë gjysma e qytetit. Qytetarët tashmë duhet të marrin masa që të paktën për 24 orët e ardhshme të sigurojnë ujin e pijshëm.
Kosova nuk i shpëton modelit shqiptar, mbingarkon administratën shtetërore me staf partiak
Paga mesatare në administratën shtetërore në Kosovë arrin në 429 euro, ndërsa në sektorin privat 349 euro. Kjo është dhe një nga arësuet pse të gjithë synojnë të punojnë në shtet. “Radion Evropa e Lirë” thotë se me gjithë faktin se shkalla e papunësisë në Kosovë mbetet më e larta në rajon, disa organizata joqeveritare pohojnë se institucionet shtetërore kanë numër të madh të të punësuarve, madje pa pasur nevojë. Në një hulumtim të publikuar ditë më parë nga Instituti për Studime të Avancuara “GAP”, thuhet se qeveria aktuale ka shtuar numrin e ministrive, nga 19 në 21.
Opozita paralajmëron dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit të pronave
Kryerepublikani Fatamir Mediu deklaroi se qeveria Rama nuk po zgjidh çështjen e pronave, por po tenton të miratojë një reformë antikushtetuese. Ai paralajmëroi dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuërese nëse projektligji miratohet me forcën e kartonave të mazhorancës në Kuvend shtatorin që vjen.