Opozita paralajmëron dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të ligjit të pronave
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8249_mediu-1024x676_1.jpg?itok=Q0CWJcWP)
Kryerepublikani Fatamir Mediu deklaroi se qeveria Rama nuk po zgjidh çështjen e pronave, por po tenton të miratojë një reformë antikushtetuese. Ai paralajmëroi dërgimin e ligjit në Gjykatën Kushtetuërese nëse projektligji miratohet me forcën e kartonave të mazhorancës në Kuvend shtatorin që vjen. “Pavarësisht se në dukje ligji tenton që të kënaqi kërkesat e Gjykatës së Strasburgut, por nuk mun dtë gjykojë Gjykata e Strasburgut me dy standarte, pra ka vlerësuar të drejtën e pronarëve me çmimin e tregut me atë ligj që ka qënë dhe tani i kthehet një standartit tjetër”, tha Mediu gjatë në prononcimi për “Abc News”
Sipas kreut të republikanëve qevveria socialiste po tregon se nuk ëshët e interesuar të përmbushi të drejtën kushtetuese të pronës. Ai kritukon kryeministrin duke thënë se ngazëllehet nga e paligjshmja dhe se nuk kuujdeset për atë që ëshët e ligjshme. “Shikoni ngazëllimin e madh të qeverisë për të ndarë tapitë e legalizimeve për punët e paligjshme dhe mungesën e vullnetit për t’u marrë me atë që është e ligjshme”
Mediu tha se do të ndiqen të gjitha hapat e nevojshëm deri në dërgimin e igjit në Gjykatën Kushtetuese nëse mazhoranca edhe pas konsultimet me grupet e interesit do të këmbënguli ta miratojë në Kuvend me forcën e kartonave.
Add new comment