Atentat ndaj zyrtarit të lartë shqiptar në Maqedoni, Argëtim Asani ndërron jetë në spitalin e Strugës
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/8306_argetimasllani.jpg?itok=UKLVf9CX)
Ndaj Argëtim Asani, zëvendësdrejtori i Drejtorisë për të Ardhura Publike (DAP) dhe kuadër i BDI-së është kryer në një atentat. Informacionet e para zyrtare bëjnë të ditur se ai ka ndërruar jetë. Sipas disa portaleve lokalenë Maqedoni, ndaj Asanit është shtënë me breshëri plumbash nga një makinë në lëvizje pranë hotelit “Drim” në Strugë. Ai menjëherë është dërguar në Spitalin e Strugës. Sipas “Plusinfo”, Asani ka ndërruar jetë pas plagëve të rënda. Policia informoi për incidentin dhe ka rrethuar zonën, ndërsa siç mësohet nga burimet e njejta ndaj tij është shtënë nga një makinë e tipit “Golf” me ngjyrë të zezë. Argëtim Asani ishte kuadër i DR-së dhe më pas kaloi në BDI, duke qenë një njeri i afërt i zëvendëskryeministri Musa Xhaferri.
Add new comment