Lajme
Intervista/ Sonila Qato, drejtoresha e AKKP: Kthim-kompensimi i pronave jo më një “mision i pamundur”, brenda 10 vjetësh zgjidhje e plotë
Leonard Veizi
Videolajm/Babai i Igli Metës, autor i vrasjes së Ismael Lullit, përlotet dhe kërkon falje
Si duhen marrë akuzat e Berishës për “Hakmarrjen për Drejtësi”? Fantazi, apo ekzagjerime të qëllimshme?
Sot në Parlament akuzat dhe insinuatat nuk kanë pushuar. Ndonëse përsëriten shpesh dhe në vazhdimësi, disa akuza, ngjajnë të jenë mesazhe diskredituese, shantazhuese, mesazhe presioni, apo edhe gjysmë informimi apo me natyrë diversive. Mirëpo këto dy vjet kemi parë që disa akuza, të pabesueshme në dukje, më vonë janë provuar. P.sh trafiku i drogës me avionë. Doli se kishte bazë. Sot ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka ndaluar për orë të tëra. Ndër të tjera bëri edhe këtë akuzë:
Nasa njofton zbulimin e planetit të ngjashëm me Tokën
Agjencia hapësinore amerikane NASA njoftoi zbulimin historik të një planeti të ngjashëm me Tokën. Binjakun e planetit tonë, shkencëtarët e kanë quajtur Kepler-452b, sipas teleskopit Kepler që bëri të mundur zbulimin e tij. “Toka e re” është 60% më e madhe se planeti ynë. Vjetërsia e planetit të zbuluar së fundi është rreth 6 miliardë vite, rreth 1.5 milion vite më i vjetër se toka. Shkencëtarët thonë se në këtë planet ka ujë në gjendje të lëngshme. Kushtet janë të përshtatshme për zhvillimin e jetës, megjithatë nuk mund të vërtetohet nëse është apo jo i banuar.
Drogë "anembanë" Parlamentit. Opozita zbulon dy të droguar te mazhoranca: Ministrin e Brendshëm dhe kryeministrin
Një marrëveshje bashkëpunimi mes ShBA dhe Shqipërisë në kuadër të luftës kundër trafikut të drogës, është bërë shkak për shkak për debate në Parlament. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, deklaroi se financimi prej 7 milionë dollarësh që jep Departamenti Amerikan i Shtetit, është një gjë e mirë. Mirëpo për opozitën kjo dëshmon se Shqipëria është bërë burim i furnizimit me drogë. Siç mund të pritej, në krye të akuzave qëndronte ish-kryeministri Sali Berisha, që e cilësoi Tahirin “shtylla e krimit”.
ATSH nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me TANJUG
Marrëdhëniet me Serbinë shkojnë përherë e më shumë drejt normalizimit. Sot Agjencia Telegrafike Shqiptare, njofton se ka lidhur një marrëveshje bashkëpunimi me agjencinë serbe, TANJUG. “Marrëveshja parashikon shkëmbimin e lajmeve midis dy agjencive, por edhe të fotove e videove, të cilat do t’i mundësojnë publikut të dy vendeve më shumë informacion për ekonominë, turizmin, traditat kulturën etj.”. Marrëveshja është nënshkruar në Beograd nga Drejtori I Përgjithshëm i ATSH-së, z. Gëzim Podgorica dhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë TANJUG, znj. Branka Djukic.
k.f
Elisa Spiropali bën ofertë publike për Veliajn: “Do të pranoj çdo detyrë që është në lartësinë e punëve që di të bëj”
Ish-drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali duket se e ka lënë pas fazën e përkushtimit ekskluziv për familjen dhe ka ndërmend t’i dhurojë shqiptarëve mundësinë që të përfitojnë sërish nga aftësitë e saj drejtuese. Ndonëse sektori që ajo drejtoi konsiderohet sot zyrtarisht Bërrnut, Spiropali, e zgjedhur së fundmi anëtare e Këshillit të Bashkisë në Tiranë, mendon se duhet të marrë një detyrë të re.
Halimi deklaron se PD ka gati një paketë kushtetuese për reformën në drejtësi: Do synojë mirëfunksionimin e sistemit
Deputeti demokrat, Eduard Halimi tha në një intervistë për “Ora News”se opozita ka gati një paketë ndryshimesh ligjore, që do të synojë mirëfunksionimin e sistemit të drejtësisë. “Sistemi i drejtësisë duhet të dalë nga statusquoja dhe qëllimi kryesor i reformës duhet të jetë lufta ndaj korrupsionit në sistemin gjyqësor, si dhe mbajtja larg nga kapja e sistemit gjyqësor. Ka patur propozime konkrete për ndryshimet kushtetuese përsa i përket funksionimit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë duhet të ndryshojë në funksionin e vet.
Rrjedhin votat tek ligji "Për arsimin e lartë". Nuk votuan Blushi, Angjeli, Braçe e Gaçi nga PS dhe PDIU-ja
Jo të gjithë deputetët e mazhorancës kanë qenë dakord me projektligjin “Për arsimin e lartë në Shqipëri”. Në tërësi, sipas votimit me elektronikë, mori 78 vota pro dhe asnjë kundër. Kuvendi i Shqipërisë Ndërsa opozita u largua nga salla disa minuta para nisjes së votimit, duke e kundërshtuar procesin, por duke lënë vetëm kartat e votimit në fole për të quajtur prezencën në sallë.
Kosova, pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake rajonale
Kosova bëhet pjesë e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake në kuadër të nismës “SHBA-Karta e Adriatikut 5”. Kështu, njoftohet se një kontingjent ushtarësh të Forcës së Sigurisë së Kosovës do të marrë pjesë në stërvitjen simulative “Reagimi i Përbashkët 15”, që zhvillohet në Shqipëri. Në këtë event marrin pjesë kontingjente të ushtrive nga shtetet e rajonit si Bullgaria, Bosnja e Hercegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, si dhe vende të NATO-s. Në kuadër të stërvitjes, në Kosovë është krijuar Qendra Operative Emergjente.
k.f