Lajme

Dokumentacioni i kërkesave të mbylljes së bizneseve “ka humbur për shkak të sistemit të ri”, qindra subjekte që prej një viti presin përgjigje, duhet të fillojnë gjithçka nga e para. Arsyeja e vërtetë…

Postuar në 20 Korrik, 2015 14:37

Biznese që kanë kryer procedurat e mbylljes që një e dy vjet më parë, duke nisur nga kërkesa për mbyllje e deri tek shlyerja e detyrimeve të përcaktuara me ligj, por që së fundi rezultojnë se nuk kanë asnjë dosje në degën e tatimeve të Tiranës. Këto ditë rradhë të gjata janë krijuar në degën e QKR pranë bashkisë së kryeqytetit, pasi subjekte që mendonin se e kishin kopsitur dokumentacionin dhe prisnin përgjigjen e fundit, kanë marrë lajmin se “për shkak të sistemit të ri”, dokumentet e tyre nuk figurojnë asgjëkundi.

Nisma ligjore/Bizneseve që nuk u rimbursohet TVSH, u lind e drejta e mospagimit të detyrimeve tatimore në masën e TVSH-së së pretenduar për rimbursim”

Postuar në 20 Korrik, 2015 14:19

Kreu i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe deputeti Ervin Koçi, kanë iniciuar një nismë ligjore që synon të lehtsojë marrëdhëniet tatimore me biznesin. Sipas kësaj nisme bizneseve që nuk u kryehet rimbursimi në kohë i TVSH-së, u lind e drejta që të mos paguajnë detyrimet e tjera tatimore.

Shqipëria mbetet streha e fundit

Postuar në 20 Korrik, 2015 13:35

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Europian do të vendosin sot për të shpallur vendet e Ballkanit Perëndimor, si vende të sigurta të origjinës. Efekti i këtij vendimi është se kërkesat për azil do të refuzohen dhe se azilkërkuesit do të riatdhesohen. Është ndoshta një rast i paprecedentë dhe cinik që brenda një kontinenti të vendoset ky lloj blloku për të drejtën e punës, pasi emigrimi është në thelb kërkesë për punë. Duke lënë mënjanë këtu murin që po ngre Hungaria, mund të thuhet se BE po sanksionon sot një nga aktet më konservatore të politikës së vet.

Banorët e dëbuar të shtëpive të kthyera pronarëve, letër Ramës: Na e thoni troç, na keni mashtruar pasi ju dhamë votën?

Postuar në 20 Korrik, 2015 11:55

Banonin në shtëpitë ish pronë private që regjimi komunist i bëri pronë shtetërore, e pas ndryshimit të sistemit dhe kthimit të pronarëve të vjetër, u hodhën në rrugë. Sot 3300 kryefamiljarë të hedhur në rrugë nga Akti Normativ i qeverisë Berisha në vitin 2012 i dërgojnë një mesazh kryeministrit Rama: “Ishit Ju që kur ishit në opozitë e dënuat me forcë këtë padrejtësi historike që bëri z. Sali e kompani duke u larguar nga salla e Kuvendit në shenjë proteste.

Avokati i Popullit raport shqetësues për situatën e rëndë në burgje: Të burgosurit flenë me turne, në 4 shtretër 8 burra

Postuar në 20 Korrik, 2015 11:05

Avokati i Popullit prezantoi një raport voluminoz, rezultat i 100 inspektimeve në insitucionet e vujates se dënimit në vend. Për të shpjeguar gjendjen e rëndë mund të veçojmë vetëm një moment të raportit ku thuhet se në burgje të dënuarit flene me turne. Avokatit të Popullit thotë se gjendje të e burgjeve në vend aështë larmante.  Jorida Rustemi e cila Institucioni i prezantoi dhe raportin vjetor për 2014, tha se përveç  rasteve të mbipopullimit dhe keqtarjtimit të të dënaurve, shteti ende nuk garanton rehabilitimin e tyre. Shqetësimi ishte konkret dhe i thënë thjesht.

Deputetët e PS komentojnë debatin Rama-Blushi. Për Doklen debatet brenda socialistëve janë pozitive. Koço thotë se nuk bëhet fjalë për përplasje por për ballafaqim idesh

Postuar në 20 Korrik, 2015 10:57

Debatet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, mes Deputetit Ben Blushi dhe Kryeministrit, Edi Rama, duket se ka përfshirë edhe Grupin Parlamentar. Pas mbledhjes së zhvilluar mesditën e së hënës, nuk kanë munguar komentet mbi atë që ndodhi në Asamble. Deputeti Namik Dokle thotë se debatet brenda socialistëve kanë diçka pozitive. Deputeti Koço Kokëdhima thotë se nuk bëhet fjalë për përplasje Rama-Blushi, por për ballafaqim idesh. Kokëdhima thotë se mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë do ta vendosë Kongresi.

Peka i kundërvihet hapur Çilit, pse ka marrë “ekskluzivitetin” e ndikimit mbi Lulzim Bashën. "Nuk mund të jenë probleme të PD-së, problemet e bizneseve të Henrit”

Postuar në 20 Korrik, 2015 07:38

Kanë filluar xhelozitë në mesin e “mediatikëve të djathtë”. Gazetarit Çim Peka nuk i pëlqen që kreu i PD-së Lulzim Basha ka rënë në sferën e ndikimit të Henri Çilit, dhe e ka shprehur këtë në një shkrim, ku nuk i kursen fjalët e mira për Bashën, por thotë se ai duhet të shkëputet nga ndikimi që ka mbi të Çili.

Kriza “zgjidhet” në Athinë, por mbërrin në Tiranë, paraliza që ka kapluar aktivitetin ekonomik në Greqi është shtrirë edhe në Shqipëri

Postuar në 20 Korrik, 2015 07:11

Bizneset shqiptare që punojnë me Greqinë edhe pas hapjes së bankave, nuk janë shumë optimiste. “Monitor” shkruan se ndërsa u druheshim bankave greke në Shqipëri, bankat e mbyllura në Greqi po rezultojnë “Thembra e Akilit” edhe për sipërmarrësit shqiptarë. Paraliza që ka kapluar aktivitetin ekonomik në Greqi është shtrirë edhe në vendin tonë. Biznese fason, shoqëri transporti, call center e kompani tregtare pothuajse kanë ndërprerë aktivitetin, pasi nuk kryejnë dot pagesat mes tyre.

Rama i ftuar në Rai 3, flet për refomën ekonomike dhe taksat e ulëta: Shqipëria do të hyjë në Bashkimin Europian me çdo kusht

Postuar në 20 Korrik, 2015 06:17

“Edhe pse nuk është e lehtë rruga e integrimit, Shqipëria do te hyje në Bashkimin Europian me çdo kusht.” Kështu deklaroi sot Kryeministri Edi Rama gjate pjesemarrjes në emisionin “Agora” ne rrjetin televiziv italin Rai 3. Në këtë interviste kreu i ekzekutivit foli dhe për krizen greke, emigracionin e shqiptareve dhe ndryshimin e kahut në levizjen e qytetareve gjate viteve te fundit, me shtimin e shtetasve italiane që jetojnë e studiojnë në Shqipëri.

Marko Bello i bashkohet Blushit: Rama mund të bëjë ç't'i dojë qejfi me PS-në, por një kryetar partie që është edhe kryeministër s'ka frikë nga zgjedhja

Postuar në 20 Korrik, 2015 05:30

Me shqetësimit e Ben Blushit, se Edi Rama po e pakëson demokracinë në Partinë Socialiste, bashkohet dhe ish –deputeti dhe ish –ministri socialist Marko Bello. Duke theksuar nevojën e zgjedhjes së kryetarit në parti, siç përcakton statuti, Bello thotë se Rama po ecën tashmë në rrugën e arrogancës dhe kryetarit të gjithëpushtetshëm. “Disa argumentojne se ne nje parti ku njeshi "bën ligjin", nuk ka rendesi zgjedhja e tij, por zgjedhja e kryetareve të organizatave të partisë!!!

Pages

Subscribe to RSS - Lajme