Deputetët e PS komentojnë debatin Rama-Blushi. Për Doklen debatet brenda socialistëve janë pozitive. Koço thotë se nuk bëhet fjalë për përplasje por për ballafaqim idesh
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/5168_redftred.jpg?itok=eZO0GkiM)
Debatet në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, mes Deputetit Ben Blushi dhe Kryeministrit, Edi Rama, duket se ka përfshirë edhe Grupin Parlamentar. Pas mbledhjes së zhvilluar mesditën e së hënës, nuk kanë munguar komentet mbi atë që ndodhi në Asamble. Deputeti Namik Dokle thotë se debatet brenda socialistëve kanë diçka pozitive. Deputeti Koço Kokëdhima thotë se nuk bëhet fjalë për përplasje Rama-Blushi, por për ballafaqim idesh. Kokëdhima thotë se mënyrën e zgjedhjes së Kryetarit të Partisë do ta vendosë Kongresi. Ndërsa një pjesë e deputetëve socialistë nuk preferuan të komentojnë kritikat e kolegut Blushi, që akuzoi Ramën se nuk po zhvillon zgjedhje brenda partisë për postin e kryetarit, megjithëse mandati i ka mbaruar para dy vitesh. Në mbledhjen e së hënës munguan, Kryeministri Rama që ndodhet në Itali ndërsa nuk ka marrë pjesë as Deputeti, Blushi.
Add new comment