Peka i kundërvihet hapur Çilit, pse ka marrë “ekskluzivitetin” e ndikimit mbi Lulzim Bashën. "Nuk mund të jenë probleme të PD-së, problemet e bizneseve të Henrit”
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/3938_henri-cili111.jpg?itok=RE8Uwx26)
Kanë filluar xhelozitë në mesin e “mediatikëve të djathtë”. Gazetarit Çim Peka nuk i pëlqen që kreu i PD-së Lulzim Basha ka rënë në sferën e ndikimit të Henri Çilit, dhe e ka shprehur këtë në një shkrim, ku nuk i kursen fjalët e mira për Bashën, por thotë se ai duhet të shkëputet nga ndikimi që ka mbi të Çili.
“Lulzim Bashën e kam njohur qysh kur i dukej luks të rrinte me Kullurin, liberalin e djathtë të Henri Çilit atë kohë, e njoh dhe më mirë sot kur ja bën avokatin Alfred Lela, liberali i djathtë i Henri Çilit këtë kohë”. Në vijim Peka përmend “punën e mirë” të Bashës në ministrinë e jashtme dhe atë të Brendshme, por “nuk mund te rri pa përmendur disa të vërteta që Basha nuk i mbulon dot me porositë e liberalit të Henri Çilit, Alfred Lela, dhe me recetat e Artur Zheji të dramës “Rajmonda”. Dramat e Zhejit dhe problemet me bizneset e Henri Çilit, nuk mund të jenë dramat dhe problemet e lidershipit të PD-së. Përkufizimin më të mirë për tutorin e “dramaturgut” Zheji dhe “liberalit” Lela ma ka dhënë vetë Lulzim Basha: “Të kesh mik Henri Çilin, nuk ke nevoje për armiq”. Unë e besoj se recetat dhe porositë e rrogëtarëve të “UET-it” nuk i ka kërkuar Lulzim Basha, por janë vetëangazhim si “avoketër” të Bashës për ta bërë opozitën të heshtë ndaj pisllëqeve të bizneseve të tyre”, thotë Peka.
a.k
Add new comment