Lajme

Tatimet sekuestrojnë biznesin e vëllezërve Frroku. I kishin 8.6 milionë lekë detyrime shtetit. Komunikohet tani, por vendimi ka dy muaj që është marrë

Postuar në 17 Korrik, 2015 11:17

Drejtoria e Tatimeve te Tiranës ka vënë nën sekuestrim Kompaninë “AM-L Group” në pronësi të familjes Frroku.Kompania me aksionere Grand dhe Arben Frrokun në kuotat 50 %, gjendet në zonën e kombinatit. Sipas tatimeve, AM-L Group ajo ka një detyrim tatimor prej 8.6 milionë lekë pasojë e faturave të papaguara të TVSH-së, tatim-fitimit dhe sigurime shoqërore. Përmes sekuestrit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pengon mundësinë për të tjetërsuar titujt e pronësisë

Gjendje alarmante në QSUT, pacientët marrin çarçafë nga shtëpia. Drejtuesit: Ka mbaruar afati i tenderit për lavanterinë

Postuar në 17 Korrik, 2015 09:48

Pacientët marin çarçafë nga shtëpia për shtretërit e spitalit. Kjo situate ka rreth një muaj qe është prezente ne te gjitha repartet e spitaleve te QSUT. Madje kur nevojitet qe ndërrimi i çarçafëve te behet me shume se dy here ne jave, duhet firma e shefit te pavionit. Në një kronikë të trasmetiar nga “Vizion Plus” thuhet se familjaret e pacientet ankohen për kete shërbim, duke shprehur friken nga sëmundjet bakteriologjike qe mund te marrin.

50 deputetë gjermanë kundër planit të ndihmës për Greqinë, përçahet edhe blloku i Merkel­it

Postuar në 17 Korrik, 2015 07:34

Parlamenti gjerman ka votuar në favor të negociatave fillestare të qeverisë për një plan të tretë ndihme për Greqinë. Mbështetja u miratua me 439 vota pro, 119 Jo, dhe 40 abstenime. Duket se ashtu si Syriza e Ciprasit në Greqi, është përçarë edhe blloku i Merkelit në Bundestagun gjerman. 50 anëtarë të CDU / CSU të Angela Merkel kanë fyer kancelaren e tyre dhe votuan kundër fillimit të bisedimeve me Greqinë. Merkel gjatë fjalës përballë deputeteve gjermane këtë të premte Ata votuan së bashku me deputetë nga krahu i majtë, i cili kishte vene në pikëpyetje me heret planin e shpëtimit.

Legalizimet, Kreu i ALUIZNI-t thotë se do të jenë falas për ndërtimet 2009-2014

Postuar në 17 Korrik, 2015 06:00

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame ka mbajtur paraditen e së premtes një konferencë shtypi, ku ka dhënë disa detaje në lidhje me procesin e legalizimeve. “Procesi i legalizimeve do të jetë falas për kë ka ndërtuar nga janari 2009 deri në korrik 2014. Ftoj qytetarët të vijnë të bëjnë deklarimet”, ka deklaruar Lame. Kreu i ALUIZNI-t ka shtuar se, legalizim falas do të ketë edhe për 21 mijë familje ish-pronarësh që nuk i zotëronin pronat e tyre.

“Lazarati” që shtrihet nga Veriu në Jug të vendit. Policia njofton se ka asgjesuar 205 mijë rrënjë kanabis sativa vetëm në 2015-ën

Postuar në 17 Korrik, 2015 04:19

Duket se Shqipëria nga Veriu në Jug nuk është gjë tjeter veç nje “Lazarat i Madh”. Kështu thuhet në një kronikë të trasmetuar nga “Abc News” që bën dhe një bilanc të asgjesimit të bimëve narkotike ditët e fundit.  

Mëngjesin e së enjtes, policia njofton se 3150 bime kanabis sative u asgjesuan në Tepelene. Droga ishte mbjellë në 4 parcela midis  fshatit Dreze dhe lumit Vjose.

Po në të njejten ditë, policia njofton se jane asgjësuar 300 rrenjë kanabis sativa të mbjella nga një 23 vjecar i cili u vu në pranga.

Bizneset punojnë nën kapacitete, drejtuesit shprehen se do t’i përballojnë kufizimet financiare me kredi bankare

Postuar në 17 Korrik, 2015 03:45

Ekonomia vijoi të punojë nën kapacitetet e veta edhe në tremujorin e dytë të vitit, raporton “Tv Scan” në një kronikë të trasmetuar prej tij. Sipas vrojtimit të Bankës së Shqipërisë, shumica e sektorëve ekonomikë vazhdojnë të veprojnë nën potencialet e tyre, ndonëse me tendenca të ndryshme. Duket se ecurinë më të mira gjatë tremujorëve të fundit po e shfaqin industria dhe shërbimet, ndërsa tregtia dhe ndërtimi po veprojnë nën mesataren afatgjatë të shfrytëzimit të kapaciteteve. Shfrytëzimin më të dobët të kapaciteteve në ekonomi vazhdon ta ketë shfaqë sektori i ndërtimit.

Lubonja thotë se pas ndërtimit të hyrjes te Liqeni, fshihen interesa klienteliste: Rama vepron njësoj si komunistët, do që historia të fillojë e mbaroje me të

Postuar në 17 Korrik, 2015 02:42

Në emisionin “Të paekspozuarit” të drejtuar nga Ylli Rakipi, Fatos Lubonja thotë se pas planeve për ndërtimin e hyrjes së re të Parkut të Liqenit Artificial, fshihen interesa klienteliste. “Mungesa e transparencës dhe manipulimi janë dy anë të medaljes së sistemit që kemi ndërtuar ne. Ky projekt ka prapa marrëveshjet që janë bërë në kurriz të publikut. Prapa këtij projekti është edhe media”, ka deklaruar Lubonja për Ylli Rakipin. Ai ka komentuar edhe rikonstruksionin e Kryeministrisë, duke thënë se është i paligjshëm Sipas Lubonjës, Rama po vepron si komunistët.

Vironi rrëfen punën e babait të tij Nafiz Bezhanit: Ja pseudonimet e spiunëve në ministri, pushtet lokal e ambasada. Drafti për dosjet u pengua nga PS e PD. Frikë mos u zbuloheshin bashkëpunëtorët e Sigurimit

Postuar në 17 Korrik, 2015 02:13

Në një intervistë për gazetën “Sot”, Viron Bezhani, djali i Nafiz Bezhanit, që ka qenë dhe kryetar i komisionit për verifikimin e zyrtarëve të lartë të shtetit si bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit, ka zbardhur pseudonimet e spiunëve në ministri, pushtetin vendor dhe ambasada. Ai ka deklaruar për “Sot” se komisioni “Bezhani” ka arritur të zbulojë në dikasteret si Ministria e Tregtisë, persona me pseudonim “këshilltari” apo “gjurmuesi”, në pushtetin lokal persona që u larguan nga funksionet e tyre plot 7 veta nga një listë prej 11 vetash.

Raporti i Komisionit Europian për Shqipërinë: Borxhi nuk mban më, ekspozon vendin ndaj rrezikut

Postuar në 17 Korrik, 2015 01:27

FMN ashtu si Banka Botërore si edhe Komisioni Europian vlerëson se niveli i lartë i borxhit publik mbetet një burim i rëndësishëm i rrezikut makroekonomik, por rregullimet fiskale pritet ta ulin atë. “Monitor” thotë se niveli i borxhit të Shqipërisë, në më shumë se 70% të PBB-së, ekspozon vendin ndaj rrezikut të dinamikës së borxhit në rast të goditjeve të mëdha negative. Kjo dobësi është reflektuar edhe në primet e larta të rrezikut në huamarrjen shtetërore e cila ndikon në normat e interesit, me të cilat përballen bizneset.

Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin, në Tiranë mblidhen te “Dëshmorët e Kombit”, në Prishtinë te Xhamia e Madhe

Postuar në 17 Korrik, 2015 01:14

Besimtarët myslimanë shqiptarë dhe ata në botë, kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditëve agjërim, lutje e adhurime. Kjo festë ka nisur me faljen e Bajramit. Në Tiranë,  për të kryer ritet e tyre qytetarët e besimit myslimanë, si zakonisht, janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndërsa në Prishtinë, janë mbledhur në Xhaminë e Madhe. Me rastin e kësaj feste, kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Skënder Bruçaj ka uruar besimtarët dhe të gjithë shqiptarët anembanë botës për festën e Fitër Bajramit, e cila është simboli i paqes, qetësisë shpirtërore dhe harmonisë.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme