50 deputetë gjermanë kundër planit të ndihmës për Greqinë, përçahet edhe blloku i Merkelit
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/5497_image-867712-galleryv9-kbas.jpg?itok=3Z_aqIgc)
Parlamenti gjerman ka votuar në favor të negociatave fillestare të qeverisë për një plan të tretë ndihme për Greqinë. Mbështetja u miratua me 439 vota pro, 119 Jo, dhe 40 abstenime. Duket se ashtu si Syriza e Ciprasit në Greqi, është përçarë edhe blloku i Merkelit në Bundestagun gjerman. 50 anëtarë të CDU / CSU të Angela Merkel kanë fyer kancelaren e tyre dhe votuan kundër fillimit të bisedimeve me Greqinë. Merkel gjatë fjalës përballë deputeteve gjermane këtë të premte Ata votuan së bashku me deputetë nga krahu i majtë, i cili kishte vene në pikëpyetje me heret planin e shpëtimit. Kancelarja gjermane Angela Merkel më herët paralajmëroi kaos në qoftë se ligjvënësit gjermanë nuk do t’i jepnin mbështetjen qeverisë së saj për të filluar negociatat për një program të tretë ndihme për Greqinë.
Comments
Lajmi qendron ne faktin qe
<p>Lajmi qendron ne faktin qe shumica e parlamentit gjerman e votoi planin e ndihmes per Greqine</p>
Stefan, nuk kam pare ndonje
<p>Stefan, nuk kam pare ndonje koment tendin lidhur me faktin qe Qiprasi e mori mbrapsh heroizmin. Seriozisht jam kurioz te di cfare mendon rreth kesaj. Sigurisht po deshe...</p>
Ti kot nuk hap nje portal
Ti kot nuk hap nje portal tendin se duket se shikon lajmim aty ku nuk ka dhe jo aty ku duhet. Tipike greke.
Add new comment