Lajme
Debat për koncesionin e skanimit: 260 mln euro u dhanë në vlerë aksionesh për 490 lekë. Kompania kërkoi në arbitrazh 380 mln euro. A ishte vërtet e kopsitur ligjërisht marrëveshja?
Sot në Parlament është diskutuar edhe për ligjin e ri të koncesioneve, që shihet nga mazhoranca si instrument zhvillimi. Në këtë kuadër është folur sërish për koncesionin e skanimit të mjeteve në dogana, koncesion i fituar nga kompania “Rapiscan”. Ministri aktual i Ekonomisë, Arben Ahmetaj e quajti skandaloz koncesionin në fjalë, kurse kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe u ndal disi më gjatë: “Keni miratuar edhe transferimin e aksioneve me urdhër të këtij ministri që është këtu. E keni shitur konçensionin prej 260 milion euro për vetëm 490 lekë (një redbull dhe dy bejkrolls).
Iftari në avllinë e kryeministrisë, Artan Fuga: Shenjë e padijes fetare, bashkimi i fesë me shtetin duhet evituar
Artan Fuga e quan shenjë të padijes fetare dhe kaosit kulturor pjesëmarrjen e klerikëve të besimeve të tjera në iftarin e Ramazanit të shtruar nga kryeministri Rama. Në një postim në facebook ai komenton edhe zgjedhjen e Edi Ramës për ta zhvilluar një rit fetar në avllinë e një institucioni publik siç është kryeministria.
“Tjeter eshte bashkepunimi, toleranca, mirekuptimi fetar midis feve te ndryshme. Keto jane shume mire dhe ka vend te zhvillohen. Por tjeter eshte perzjerja fetare, ngaterrimi i riteve te feve te ndryshme me njera tjetren, perzjerja e besimeve.
Grexit i dobishëm edhe sipas ish-drejtuesit të BQE, Issing
E përditshmja italiane, “Corriere della Sera” publikon sot një intervistë me Otmar Issing, një nga ish-drejtuesit e Bankës Qendrore Europiane. Temë është kriza greke dhe e ardhmja që ajo po formëson edhe për Eruopën vetë. Issing është i mendimit se Greqia duhet të dilte nga Euro, duke e ndihmuar kuptohet që ta tejkalojë fazën tranzitore. “Duhet të dilte me kohë. Janë humbur shumë para dhe të tjera do të humben”, thotë ai. Kur vjen puna për borxhin e Greqisë, Issing mendon se ai nuk mund të fshihet, pasi pas kësaj BQE nuk do të mund të riniste operacioni financimi për Greqinë.
Reforma e re e pronës, qeveria deklaron se për 10 vjet mbyllen problematikat. Kryeministri: "Absurdi me pronën. Ka patur individë që trashëgonin edhe amfiteatro të antikitetit”
Qeveria ka prezantuar sot reformën e re për kthimin dhe kompensimin e pronës. Kryeministri, ministri i Drejtësisë dhe ai i Financave, kanë folur për rëndësinë e saj, faturën që pason, por duke theksuar se nisma do të zgjidhë një barrë të madhe për vendin. “E gjithë historia që lidhet me pronën në Shqipëri është historia e një absurdi që ka pasur dy palë.
Aleatët paralajmërojnë Ramën se do braktisin koalicionin, nëse nuk zbatohet marrëveshja për ndarjen e posteve sipas votave
Aleatët e vegjël të Partisë Socialiste kanë paralajmëruar kreun e saj, Edi Rama, se nëse nuk zbaton marrëveshjen e zgjedhjeve vendore të 21 qershorit, do të braktisin koalicionin në zgjedhjet parlamentare të 2017, raposrton “Sot”. Gazeta shkruan se para hyrjes në zgjedhjet vendore, mjaft prej aleatëve të Ramës ishin të pakënaqur, por falë ndërhyrjeve të njëpasnjëshme të Taulant Ballës, ata pranuan të vijonin bashkëpunimin. Edhe pse e bënë të qartë se marrëveshjet për ndarjen e posteve duhet të zbatohen, deri më tani ata kanë mbetur të pakënaqur.
Tatim-Taksat e Shkodrës, tetë inspektorë dhe shefja e tyre në pranga: Dyshohet se kanë favorizuar disa subjekte private
Përfundojnë në polici tetë inspektorë dhe shefja e tyre e Tatim-Taksave në Shkodër, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë favorizuar disa subjekte private në zonën e Velipojës dhe Shkodrës, duke i shmangur nga detyrimet monetare. ¨Mapo¨raporton se arrestimet erdhën pas hetimeve prej dy muajsh nga ana e Prokurorisë dhe Krimit Ekonomik.
Shtyhet marrja e detyrës nga Veliaj që ishte parashikuar në 27 korrik, Konservatorët e Ruços ankesë për rezultatin e Tiranës
Shtyhet çasti i marrjes së detyrës së kryetarit të Bashkisë së Tiranës nga Erion Veliaj. Kjo pasi Partia Konservatore, me kryetar Armando Ruçon, ka paraqitur në momentet e fundit kërkesë ankimore për rezultatin e zgjedhjeve për Bashkinë Tiranë. Ndërsa ishte parashikuar që Veliaj të hynte në zyrën e tij në bashki në datën 27 korrik, kjo gjë nuk pritet të ndodhë në këtë datë. Ankesa e konservatorëve ka bërë që të shtyhen të gjitha afatet për certifikimin e zgjedhjeve dhe marrjen e detyrës nga Erion Veliaj.
Ballkani Perëndimor, liria e medias në rrezik! Sulme kundër faqeve online që mbajnë qëndrime kritike ndaj qeverive
Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch bëri të ditur se gazetarët në Ballkanin Perëndimor janë të detyruar të punojnë në një mjedis armiqësor. Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch, u bëri thirrje autoriteteve në Bosnjë Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi e Serbi që të ndërmarrin hapa të menjëhershëm për të krijuar një mjedis të sigurt për veprimtarinë e mediave dhe t’i japin fund mosndëshkimit të krimeve kundër gazetarëve.
Parlamenti francez miraton thuajse me unanimitet paketën e ndihmës për Greqinë
Parlamenti francez i ka dhënë një mbështetje thuajse unanime paketës së ndihmës për Greqinë. Asambleja Kombëtare e Francës zhvilloi një debat, iniciuar nga Partia Socialiste në pushtet, në përfundim të të cilit 412 deputetë votuan pro mocionit të sjellë nga kryeministri Manuel Valls dhe vetëm 69 kundër. Ndërkohë në Athinë kanë nisur protestat kundër paketës së ndihmës që u miratua në samitin e Eurozonës. Kjo pasi kryeministri Aleksis Tsipras i tha “po” një sërë masave, të cilat shihen si në kundërshtim me frymën dhe votën e referendumit.
s.z
Rishfaqet Erjon Veliaj: “Na tregoni cilat janë 3 gjërat që sipas jush, kanë nevojë për ndërhyrje urgjente në Tiranë”. Një dhe kryesore: Çfarë do bëhet me Projektin e Hyrjes së Liqenit?
Një ditë më parë, kryeministri publikoi fotoalbumin e iftarit të shtruar në Kryeministri. Një nga fotot e ekspozuara ishte edhe ajo e kryetarit të ri të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, i cili ka disa ditë që nuk del në media. Herën e fundit u shfaq në një video ku kryeministri e injoronte.