Lajme

Ministri Cani prezanton drejtoreshën e re të Doganave dhe pranon krizën e të ardhurave: Të ndryshojë urgjent metoda e punës

Postuar në 13 Korrik, 2015 06:34

Duke prezantuar kreun e ri të doganave, Ministri i Financave, Shkëlqim Cani deklaroi sot në një takim të zgjeruar në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, nevojën emergjente për të ndryshuar metodën e punës, lidhur me grumbullimin e të hyrave doganore. Ai ka pranuar krizën e sektorit, duke thënë se “Ka një mosrealizim në të ardhurat nga doganat, për të cilin duhet nxjerrë përgjegjësia, secili duhet t’i dalë zot detyrave të veta”.

Mediu: LSI e ktheu parlamentin në pazarin e gjësë së gjallë. Po blihet gjithçka, dhe Rama rri e vështron…

Postuar në 13 Korrik, 2015 03:07

Në një intervistë për Mapo mbi rezultatin dhe dukuritë e zgjedhjeve lokale, kreu i PR Fatmir Mediu ka vënë në pah “rrezikun e fenomenit LSI” për demokracinë shqiptare.

Fituesja e konkursit të Arkitektëve të rinj: Streha e kryeministrisë, latinët thoshin se barbarët duke mos njohur proporcionin shkatërruan edhe Romën

Postuar në 13 Korrik, 2015 03:06

Arba Baxhaku, fituesja e konkursit “Arkitektët e rinj për Zhvillimin Urban” zhvilluar pak kohë më parë nga Ministria e Zhvillimit Urban në një interevistë për Gazetën Shqiptare thotë se ndërhyrja në fasadën e kryeministrisë nuk përputhet me ndërtesën dhe është një vepër arti që në një të ardhme mund t’i lirohen vidat apo t’i digjen llampat dhe se e ka të vështirë t’I rezistojë kohës. “Raportet matematikore që shfaqen në arkitekturën italiane të periudhës fashiste janë rrjedhojë e disa mijëvejçarëve kërkime në këtë fushë.

Dyshimet për sulme terroriste me helm, ujësjellësit rajonalë të Kosovës shtojnë masat e sigurisë

Postuar në 13 Korrik, 2015 00:49

Sipas “Koha Ditore” të gjithë ujësjellësit rajonalë të Kosovës kanë rritur masat e sigurisë. Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh rojesh dhe kamera. Arsye për këtë, sipas drejtuesve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme. Në Prishtinë, masat e sigurisë janë shtuar prej një muaji. Këtë e ka konfirmuar për “Koha Ditore”  kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina” Gjelosh Vataj. Ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo informatë lidhur me ndonjë sulm të mundshëm. Masat e sigurisë janë shtuar edhe në Gjilan.

Në fund të korrikut, kryetarët e bashkive gati të marrin detyrën. Bledi Çuçi: Gjithçka gati, por janë disa afate procedurale që duhen respektuar

Postuar në 13 Korrik, 2015 00:35

Vendimi i zgjedhjeve të 21 qershorit, tashmë është marrë dhe rezultatet paraprake kanë dalë tashmë, por ashtu siç shpjegon ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, për “Vizion Plus”, janë disa afate procedurale që duhen respektuar. Për disa nga bashkitë e vendit, ku tashmë futet edhe Bashkia e Tiranës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka marrë vendimin për të shpallur Erion Veliaj kryetar bashkie, por janë ankimet e partive që ngadalësojnë procesin e marrjes së detyrës.

Ministri grek i Mbrojtjes: “Partnerët duan shkatërrimin e Greqisë”

Postuar në 12 Korrik, 2015 15:16

Në kulmin e tensionit politik dhe negociatave në Bruksel për arritjen e një marrëveshje, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka reaguar me një deklaratë duke akuzuar partnerët europianë se kërkojnë shkatërrimin e Greqisë. Panos Kamenos, kryetar i Grekëve të Pavarur ka shprehur indinjatën e tij për mënyrën sesi po sillet Eurogrupi pas referendumit që rrëzoi masat shtrënguese. “Partnerët synojnë shkatërrimin e Greqisë. Mjaft më!-ka deklaruar partneri kryesor në qeveri i të majtëve radikalë të Aleksis Cipras.

Wikileaks: SHISH në negociata për blerjen e një programi të sofistikuar përgjimi. Të interesuar zyrtarë të qeverisë

Postuar në 12 Korrik, 2015 11:34

Tv Klan ka publikuar një korrespondencë të zyrtarëve të SHISH me përfaqësues të kompanisë Hacking Team per blerjen e nje programi te sofistikuar pergjimi. Kontaktet kishin nisur prej Tetorit të vitit 2013 mes drejtuesve të saj dhe një zyrtari shqiptar me inicialet E.D. Tv Klan i referohet dokumentave elektronike të Wikileaks.

Policia gjeti helm dhe flamurin e ISIS-it në në çantën e të arrestuarit në Badovc, liqeni që furnizon me ujë Prishtinën

Postuar në 12 Korrik, 2015 11:10

“Koha.net” raporton se policia e Kosovës ka gjetur helm në çantën e pesë të arrestuarve dje pranë liqenit të Badovcit, liqeni që furnizon me ujë të pijshëm Prishtinën. Helmi i është gjetur në çantë, Enis Latifit nga Vushtrria, që është njëri nga pesë të arrestuarit e djeshëm. Këtë e ka treguar avokatja mbrojtëse e tij, Sabrije Jashari, e cila duke folur para mediave ka shpalosur disa detaje të arrestimit të klientit të saj, Enis Latifi, raporton “Koha.net”.

KLSH kallëzon në Prokurori 6 zyrtarë të Bashkisë Pogradec, i shkaktuan shtetit 160 mijë euro dëm. Nën hetim edhe ish­-kreu i Bashkisë Memaliaj

Postuar në 12 Korrik, 2015 09:56

Vazhdon denoncimi i zyrtarëve të lartë të shtetit që abuzojnë me paratë publike. Në këtë kuadër Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në Prokurori 3 krye­inspektorë të prokurimit në Pogradec si dhe 3 specialistë. Sipas KLSH­së, këta 6 zyrtarë i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 22.9 mln lekësh ose mbi 160 mijë euro, duke shkelur barazinë në tendera.

Aksidentohet deputeti Tom Doshi. “Audi” përplaset me një BMW rrugës për në Velipojë

Postuar në 12 Korrik, 2015 08:09

Deputeti Tom Doshi është përfshirë në një aksident rrugor ditën e sotme në aksin rrugor Shkodër – Velipojë. Sipas informacioneve të para, automjeti tip “Audi” me targë AA 833 JV me të cilin po udhëtonte Tom Doshi është pëprlasur me një automjet tjetër, tip BMW. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje. Lajmin e ka konfirmuar për “News” 24 vetë deputeti Doshi, i cili ka thënë se aksidenti ka ndodhur gjatë kohës që ai po shkonte drejt Velipojës. Doshi thotë se nuk ka të lënduar nga aksidenti, por vetëm dëme materiale.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme