Dyshimet për sulme terroriste me helm, ujësjellësit rajonalë të Kosovës shtojnë masat e sigurisë
Sipas “Koha Ditore” të gjithë ujësjellësit rajonalë të Kosovës kanë rritur masat e sigurisë. Shumica e kompanive rajonale të ujësjellësve, po ruhen me numër më të madh rojesh dhe kamera. Arsye për këtë, sipas drejtuesve të këtyre kompanive, janë raportimet në medie për rrezikun nga sulme të ndryshme. Në Prishtinë, masat e sigurisë janë shtuar prej një muaji. Këtë e ka konfirmuar për “Koha Ditore” kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina” Gjelosh Vataj. Ka thënë se nuk ka pasur ndonjë kërcënim apo informatë lidhur me ndonjë sulm të mundshëm. Masat e sigurisë janë shtuar edhe në Gjilan. Mirëpo, në këtë Komunë, ato nuk janë shtuar para arrestimit të 5 të dyshuarve për terrorizëm në liqenin e Badovcit. Ndërkaq, masat e sigurisë janë shtuar edhe në Pejë e Gjakovë. Në kompaninë “Radoniqi” në Gjakovë, masat janë shtuar qysh para 3 javësh.
Add new comment