KLSH kallëzon në Prokurori 6 zyrtarë të Bashkisë Pogradec, i shkaktuan shtetit 160 mijë euro dëm. Nën hetim edhe ish­-kreu i Bashkisë Memaliaj

Postuar në 12 Korrik, 2015 09:56

Vazhdon denoncimi i zyrtarëve të lartë të shtetit që abuzojnë me paratë publike. Në këtë kuadër Kontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht në Prokurori 3 krye­inspektorë të prokurimit në Pogradec si dhe 3 specialistë. Sipas KLSH­së, këta 6 zyrtarë i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 22.9 mln lekësh ose mbi 160 mijë euro, duke shkelur barazinë në tendera. Ndërkohë KLSH pohon se janë vendosur masa administrative nga 38 punonjësve të administratës së Bashkisë Pogradec për shkak të parregullsive dhe shkeljeve në fushën e Urbanistikës, administrimit të taksave dhe tarifave vendore.

KLSH ka kallëzuar penalisht në Prokurori ish­kreun e Bashkisë Memaliaj, Lulzim Meçe pasi dyshohet se i ka shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 5 milion lekësh. Gjithashtu janë vendosur gjoba ndaj 6 punonjësve të Bashkisë së Memaliaj.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.