Lajme

Nga 180 mijë emigrantë të ardhur në Shqipëri, një pjesë po rikthehen në Greqi. Ardhja masive parashikohet nëse fqinji jugor del nga Eurozona. A po përgatitet për këtë Shqipëria?

Postuar në 12 Korrik, 2015 07:07

Etmond Guri, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, i ka dhënë një intervistë “Deutsche Welle”. Guri flet për situatën e fundit në vendin fqinj, për ligjin për emigracionin dhe papunësinë e madhe që ka krijuar për emigrantët shqiptarë, sidomos paraliza në sektorin e ndërtimit. Është folur shumë për një kthim të mundshëm të emigrantëve, është dhënë me këtë rast edhe një shifër: 180 mijë. Nga këta një pjesë është rikthyer në Greqi. Arsyeja? “Kthehen të dëshpëruar nga mëmëdheu. E ndjejnë vetëm përsëri jetim në vendin e tyre.

Kriminalizimi i politikës, PD-ja del me akuza të reja për kreun e Bashkisë Krujë, Artur Bushi: “Është dënuar në Napoli për prostitucion. Lëvizte me emrin Kastriot C.”

Postuar në 12 Korrik, 2015 06:02

Partia Demokratike ka rikthyer sot temën e kriminalizimit, duke akuzuar përmes gazetës zyrtare, “Rilindja Demokratike”, të zgjedhurin për kryetar bashkie në Krujë, Artur Bushi, si person me precedentë penalë. “Provave të mëparshme të tij se ishte i arrestuar nga policia italiane për trafikun e kokainës nga Holanda në Itali i shtohet edhe një provë tjetër e Prokurorisë së Napolit. Kryebashkiaku i sotëm i Bashkisë së Krujës rezulton të jetë dënuar në Napoli për trafikun e prostitucionit.

Dashamir Shehi bën analizën e 21 qershorit: Basha jo si Berisha 2, të lejojë mendimin ndryshe

Postuar në 12 Korrik, 2015 03:31

Kreu i LZHK­-së dhe deputeti i Kuvendit, Dashamir Shehi, kërkon nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, të nisë nga shtatori krijimin e një teze të besueshme për shqiptarët dhe opozitën, dhe të mos identifikohet më me ish-­kryeministrin, Sali Berisha. Në një intervistë për “Panorama”, Shehi bën analizën e tij lidhur me shkaqet e humbjes, duke evidentuar edhe efektet pozitive që erdhën prej saj.

Java e ardhshme me takime intensive në politikën shqiptare, Nuland, Schulz dhe Kotzias vizitojnë Tiranën

Postuar në 12 Korrik, 2015 00:42

Javën e  ardhshme në Tiranë do të mbërrijnë, zyrtarë të lartë amerikanë dhe të Bashkimit Europian. Zv/ sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland do të jetë në kryeqytet të hënën, ndërsa të martën do të jetë radha e Presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili përveç takimeve me krerët e politikës pritet të mbajë një fjalim në Parlamentin Shqiptar. Të mërkurën zhvillon një vizitë zyrtare Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias.

Bizneset e Jugut vuajnë pasojat e krizës greke, mungesë pagash te fasonët e Korçës e Gjirokastrës. Malaj: Qeveria t"u afrojë mbështetje sipërmarrësve

Postuar në 11 Korrik, 2015 23:42

Rreth 60 biznese fasoni që punojnë në Jug të vendit po vuajnë pasojat e para të krizës greke, pasi kanë bllokuar eksportin. “Monitor” thotë se përtej përpjekjeve deri në pamundësi për të zbehur efektin e vërtetë që kriza greke pritet të japë në ekonominë shqiptare, në rajonet e Gjirokastrës, Korçës, dhe në përgjithësi në të gjithë Shqipërinë e Jugut, bizneset janë vënë para bllokadës reale për ekzistencë. Pasojat e para kanë rënë mbi kompanitë shqiptare të eksportit që kanë destinacion Greqinë.

VideoLajm/Disco Kryeministria

Postuar në 11 Korrik, 2015 19:04

A ka në botë seli qeverie që duket kështu?

 

Disco Kryeministria by 3-14-15-92

Greqia po përballet me mosbesimin e kreditorëve. Partnerët me kërkesa politike për një qeveri ku të përfshihet edhe Demokracia e Re

Postuar në 11 Korrik, 2015 14:43

Plani grek i reformave është pritur me rezerva nga kreditorët dhe Eurogrupi që edhe pse kanë quajtur një bazë të mirë për arritjen e një marrëveshje, janë shfaqur skeptikë nëse qeveria e Aleksic Cipras do të jetë në gjendje të zbatojë këtë plan. Siç raportojnë mediat greke, grupi negociator është përballur edhe me një kërkesë politike të partnerëve që kërkojnë një qeveri të shpëtimit kombëtar që do ta bëjë zbatimin e planit më të besueshëm.

KLSh çon në Prokurori 4 zyrtarë të lartë të Bashkisë së Fierit, mes tyre dhe zv/kryetarin; shpërdorim detyre dhe shkelje në fushën e prokurimeve publike

Postuar në 11 Korrik, 2015 12:36

Kontrolli i Lartë i Shtetit kallëzon në Prokurori Zv/kryetarin e Bashkisë së Fierit, 2 drejtorë dhe 1 specialist, për shpërdorim detyre dhe shkelje në fushën e prokurimeve publike. KLSH ka konstatuar një sërë shkeljesh nga auditi nr. 1201/1, datë 05.01.2015, për periudhën nga Janar 2013 deri më Dhjetor 2014, në bashkinë e Fierit.

Romët fusin në sherr OSHEE-në me Komisionerin kundër Diskriminimit. Kërkohet falja e kamatëvonesave për 75 mijë familje që nuk paguajnë dot as me këste

Postuar në 11 Korrik, 2015 11:59

Më 3 korrik Komisioneri kundër diskriminimit urdhëroi Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të japë kushte lehtësuese për të përfituar nga skema e faljes së kamatëvonesave për familjet në skemën e ndihmës ekonomike, vendim që sipas Komisionerit pritet të përfitojnë  dhjetëra mijëra familje shqiptare. Sipas njoftimit Komisioneri u vu në lëvizje nga kërkesa e një qytetari nga Elbasani, i cili u ankua për faktin se nuk kishte qenë në gjendje të përfitonte uljen e kamatëvonesave në masën 80 për qind pasi nuk e dispononte të gjithë shumën e kërkuar si kusht për këtë përfitim.

Basha në radhë për të takuar Berishën tek zyra e tij, ish-kryeminisri e kishte të ngarkuar axhendën

Postuar në 11 Korrik, 2015 11:21

Edhe pse njëri kryetar aktual i PD-së dhe tjetri ish-kryetar, ky i fundi e ka lënë të presin ë radhë pasardhësin. Gazeta “Standart” shkruan se kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka filluar një tur të rëndësishëm takimesh me faktorët kryesorë, ndërkombëtarë për delegjitimimin e zgjedhjeve, ndërsa po takon në mënyrë intensive edhe aktorët e politikës së brendshme. Gjatë ditëve të fundit, përveç vizitës në Vjenë, Basha ka takuar edhe ambasadorin amerikan Lu në një drekë informale dhe rastësore siç raportojnë media të ndryshme.

Pages

Subscribe to RSS - Lajme