Greqia po përballet me mosbesimin e kreditorëve. Partnerët me kërkesa politike për një qeveri ku të përfshihet edhe Demokracia e Re

Postuar në 11 Korrik, 2015 14:43

Plani grek i reformave është pritur me rezerva nga kreditorët dhe Eurogrupi që edhe pse kanë quajtur një bazë të mirë për arritjen e një marrëveshje, janë shfaqur skeptikë nëse qeveria e Aleksic Cipras do të jetë në gjendje të zbatojë këtë plan. Siç raportojnë mediat greke, grupi negociator është përballur edhe me një kërkesë politike të partnerëve që kërkojnë një qeveri të shpëtimit kombëtar që do ta bëjë zbatimin e planit më të besueshëm. Burime brenda Eurogrupit të cituara nga mediat gjermane thonë se ministri gjerman i Financave, Volfgang Shoible ka propozuar daljen për 5 vjet të Greqisë nga zona Euro dhe akrordimin e një ndihme humanitare. Por pala greke ka mohuar të ketë patur një propozim të të tillë që gjithsesi mendohet se është në dosjen e gjermanëve. Bisedimet mes palës greke dhe Eurogrupit kanë nisur pasditen e së shtunës dhe do të do të vijojnë edhe në samitin e Eurozonës që do të mbahet të dielën. Bëhet fjalë për 74 miliardë euro, me të cilat kreditorët ndërkombëtarë do të financojnë borxhin grek deri në vitin 2018. Nga shuma totale, 58 mld do të jepen nga Bashkimi Europian, ndërsa 16 mld nga FMN. Reformat parashikojnë rritje të taksave për kompanitë detare, unifikim të tatimit mbi vlerën e shtuar në 23%, përfshirë restorantet dhe shërbimet katering, heqja e ndihmës së solidaritetit për pensionet pas vitit 2019 dhe reduktim të buxhetit për mbrojtjen me 300 milion euro në vitin 2016.

l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.