Nga 180 mijë emigrantë të ardhur në Shqipëri, një pjesë po rikthehen në Greqi. Ardhja masive parashikohet nëse fqinji jugor del nga Eurozona. A po përgatitet për këtë Shqipëria?

Postuar në 12 Korrik, 2015 07:07

Etmond Guri, kryetar i Federatës së Shoqatave Shqiptare në Greqi, i ka dhënë një intervistë “Deutsche Welle”. Guri flet për situatën e fundit në vendin fqinj, për ligjin për emigracionin dhe papunësinë e madhe që ka krijuar për emigrantët shqiptarë, sidomos paraliza në sektorin e ndërtimit. Është folur shumë për një kthim të mundshëm të emigrantëve, është dhënë me këtë rast edhe një shifër: 180 mijë. Nga këta një pjesë është rikthyer në Greqi. Arsyeja? “Kthehen të dëshpëruar nga mëmëdheu. E ndjejnë vetëm përsëri jetim në vendin e tyre. Ndaj për shumë shqiptarë sot edhe nuk ka një kthim, apo një dëshirë për kthim masiv në mëmëdhe. Pjesa më e madhe preferojnë t’i drejtohen BE, vendeve të zhvilluara siç është Gjermania, Hollanda, apo shumë më tepër vendet skandinave”, thotë Guri. Me emigrantët, sidomos ata në Greqi, është ndërtuar nga gjoja shteti shqiptar, për gjithë këto vite, baza e të ardhurave, duke e futur zërin e remitancave si një ndër më kryesoret. U bë një shoë i madh nga socialistët, me në krye Edi Ramën dhe Erjon Veliaj, për të drejtën e votës së tyre, po thuhet lart e poshtë “ejani, investoni në Shqipëri”, ose më tej: “kemi hapur 110 mijë vende të reja pune”, por ikja e dytë e emigrantëve flet për tjetër gjë. Më keq është statusi i tyre: askush nuk i do nga politika as në Shqipëri. Jo vetëm se nuk dinë çfarë të bëjnë, por një kthim masiv do të ndryshonte tërësisht projeksionin e votimeve. Dhe kjo ikje e dytë ndodh kur në Shqipëri, qeveria, ose individë që jetojnë në prehrin e saj, flasin për një Greqi që ka mbetur te buka, përkundrejt një Shqipërie që vetëm ngjitet. Eventualisht, skenari i kthimit masiv perceptohet nëse Greqia do të dilte nga Eurozona. Me sa dihet qeveria shqiptare ende nuk ka publikuar një plan nëse një gjë e tillë ndodh.
s.z

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.