Stafet e BE-së, masa antispiunazh në ShBA, njësoj si kundër Kinës

Komisioni Europian ka vendosur të aplikojë masa sigurie të ngjashme me ato udhëzohet personeli kur udhëton në Kinë apo Ukrainë, edhe për lëvizjen drejt ShBA.
Sipas një raportimi të “The Financial Times” personeli i delegacioneve europiane do të pajiset me telefona me përdorim afatshkurtër për të shmangur spiunazhin.
Sipas udhëzimit përkatës stafi do të duhet të mbajë të fikur telefonat dhe t’i vendosin në një mbështjellëse të posaçme antipërgjim.
Ky është një zhvillim që ilustron mosbesimin e madh mes dy palëve që kanë ndasi serioze për luftën në Ukrainë dhe tarifart për të cilat Komisionsri Europian i Tregtisë, Maroš Šefčovič, ndodhet ne ShBA për të takuar homologun e tij Howard Lutnick.
Add new comment