Kriminalizimi i politikës, PD-ja del me akuza të reja për kreun e Bashkisë Krujë, Artur Bushi: “Është dënuar në Napoli për prostitucion. Lëvizte me emrin Kastriot C.”

Postuar në 12 Korrik, 2015 06:02

Partia Demokratike ka rikthyer sot temën e kriminalizimit, duke akuzuar përmes gazetës zyrtare, “Rilindja Demokratike”, të zgjedhurin për kryetar bashkie në Krujë, Artur Bushi, si person me precedentë penalë. “Provave të mëparshme të tij se ishte i arrestuar nga policia italiane për trafikun e kokainës nga Holanda në Itali i shtohet edhe një provë tjetër e Prokurorisë së Napolit. Kryebashkiaku i sotëm i Bashkisë së Krujës rezulton të jetë dënuar në Napoli për trafikun e prostitucionit. Por, sikurse pohojnë burimet e hetimit, ndonëse ai ka qenë personi që është marrë me trafikun, në regjistra rezulton emri i një tjetër bashkëkombasit të tij, kjo pasi në atë kohë Bushi ka lëvizur në Itali me pasaportën me emrin e Kastriot C. Edhe dënimin nga gjykata e ka marrë me këtë emër”, thuhet në shkrimin e “RD”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.