Scholz: 650 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën
Gjermania do t'i japë Ukrainës ndihma të reja ushtarake me vlerë 650 milionë euro. Shifra u bë e ditur nga kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ndodhet në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar.
Scholz deklaroi se Gjermania do të mbetet mbështetja më e fortë e Ukrainës në Evropë, ndërsa shtoi se ndihma do të dorëzohet gjatë dhjetorit.
Kjo është vetëm vizita e tij e dytë që nga shpërthimi i luftës, pas vizitës së parë në qershor 2022.
“Për më shumë se një mijë ditë, Ukraina u mbrojt heroikisht kundër luftës së pamëshirshme ruse të agresionit”, tha ai gjatë takimit me zëvendëskryeministrin Oleksandr Mishchenko.
Add new comment