ukraina

Skenari gjerman i ndarjes së Ukrainës, nuk funksionon

Postuar në 13 Janar, 2025 10:12

Kremlini përjashton zbatimin e njê skenari gjerman në Ukrainë. Skenari supozon ndarjen e vendit në linja demarkacioni në modelin e dy Gjermanive, por për zv.kreun e Këshillit të Sigurisë në Rusi, Dmitry Medvedev, kjo zgjidhje është tërësisht jorealiste. 

Gazprom ndalon furnizimin me gaz përmes Ukrainës

Postuar në 01 Janar, 2025 11:48

Kompania ruse “Gazprom”, ka ndaluar tranzitimin e gazit përmes Ukrainës duke nisur nga sot, 1 janar 2025. Si shkak për vendimin është bërë ajo që kompania e cilëson si refuzim të Ukrainës për të zgjatur marrëveshjet e tranzitit, çka nga ana e vet ka çuar në “pamundësimin teknik dhe ligjor” të “Gazprom” për të vijuar furnizimin.

Kryeministri sllovak Fico, drejt Moskës për zgjidhjen e krizës së gazit rus që tranziton nga Ukraina

Postuar në 21 Dhjetor, 2024 14:28

Më 1 janar të vitit 2025 njoftohet se ndalon kalimi i gazit rus përmes Ukrainës. Kjo për shkak se Kievi zyrtar ka deklaruar se nuk ka ndërmend të zgjasë më kontratën pesë vjeçare të tranzitimit të gazit rus drejt Europës, një vendim që paralajmëron krizë.

Rusia po shkon drejt fundit të Operacionit Ushtarak në Ukrainë

Postuar në 10 Dhjetor, 2024 10:40

Kreu i zbulimit rus, Sergey Naryshkin ka deklaruar në një intervistë për revistën “Razvedchik” se Rusia është duke përfunduar operacionin ushtarak në Ukrainë. 

Situata në front nuk është në favorin e Kievit. Ne kemi iniciativën në të gjitha zonat dhe jemi afër arritjes së objektivave tona, ndërkohë që forcat ukrainase janë në prag të kolapsit dhe regjimi i Zelensky ka humbur legjitimitetin e vet krahas aftësisë për marrëveshje

Rutte: Nuk ka diskutime për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Postuar në 03 Dhjetor, 2024 14:36

NATO nuk ka në diskutim ndonjë ftesë anëtarësimi për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, në një konferencë për shtyp përpara takimi të ministrave të jashtëm të NATO-s, deklaroi se e vetmja çështje që po diskutohet lidhur me Ukrainën është furnizmi me armë.

Scholz: 650 milionë euro ndihmë ushtarake për Ukrainën

Postuar në 02 Dhjetor, 2024 10:40

Gjermania do t'i japë Ukrainës ndihma të reja ushtarake me vlerë 650 milionë euro. Shifra u bë e ditur nga kancelari gjerman Olaf Scholz, i cili ndodhet në Kiev për një vizitë të paparalajmëruar.

Scholz deklaroi se Gjermania do të mbetet mbështetja më e fortë e Ukrainës në Evropë, ndërsa shtoi se ndihma do të dorëzohet gjatë dhjetorit.

Kjo është vetëm vizita e tij e dytë që nga shpërthimi i luftës, pas vizitës së parë në qershor 2022.

Scholz: Nuk autorizojmë përdorimin e armëve tona kundër Rusisë

Postuar në 19 Nëntor, 2024 00:11

Ndonëse ShBA aprovoi përdorimin nga Ukraina të raketave me rreze të gjatë brenda Rusisë, vendet kryesore europiane nuk duket se do të solidarizohen.

Të paktën për momentin. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar nga Samiti i G20 në Brazil, se opsioni i furnizimit të Ukrainës me sistemin "Taurus" nuk është ende në agjendë. 

SHBA: 8 mijë ushtarë nga Koreja e Veriut, gati për frontin në Ukrainë  

Postuar në 31 Tetor, 2024 22:12

Rreth 8 000 ushtarë të Koresë së Veriut janë në Rusi pranë kufirit të Ukrainës dhe po përgatiten të ndihmojnë Kremlinin të luftojë kundër trupave ukrainase në ditët në vijim. Lajmin e bëri të ditur administrata Biden.

The Economist: Ukraina po e humb luftën sepse Zelensky po injoron realitetin

Postuar në 11 Tetor, 2024 12:57

Revista “The Economist” boton një artikull me titull “Lufta po shkon keq. Ukraina dhe aleatët e saj duhet të ndryshojnë kursin”.

SHBA nuk e përjashton një marrëveshje "tokë ukrainase në këmbim të paqes me Rusinë"  

Postuar në 27 Shtator, 2024 12:55

Uashingtoni nuk e përjashton mundësinë që Ukraina të lëshojë territore në këmbim të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë, tha të enjten zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Kirby.

Pas një takimi në Shtëpinë e Bardhë midis Presidentit të SHBA Joe Biden dhe udhëheqësit ukrainas Vladimir Zelensky, Kirby u pyet nëse ai ka ndonjë mënyrë për t'i dhënë fund konfliktit pa lëshuar territore Ukraina ndaj Rusisë.

Pages

Subscribe to RSS - ukraina