ukraina
Ukraina të dëmshpërblejë Gjermaninë për dëmin në Nord Stream
E djathta në Gjermani kërkon dëmshpërblim nga Ukraina për shkatërrimin e tubacioneve të gazsjellësit Nord Stream. Deputetja e Bundestagut, Alice Weidel, nga Partia Alternativa për Gjermaninë (AfD), këmbëngul që Kievi duhet të paguajë kompensim për dëmin e bërë.
“Nuk kemi më asnjë mjet për t’i bërë presion Rusisë”
Ish-ambasadori i Uashingtonit në Moskë, John Sullivan, nuk sheh në horizont asnjë mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit. Në një intervistë për “Foreign Policy”, ai shprehet se Uashingtoni nuk ka mjete efektive për ta bërë Rusinë t’i nënshtrohet vullnetit të tij.
Njeriu që mund të nxjerrë nga loja Zelensky-n
Ish-ministri i Brendshëm ukrainas, Arsen Avakov, shihet nga SHBA-të si një zëvendësues i mundshëm i presidentit Vladimir Zelensky. Shërbimi i Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) thotë se Avakov është figurë e pranueshme për demokratët dhe republikanët, në radhët e të cilëve ka shumë pakënaqësi me presidentin Zelensky.
Inkursioni në Kursk, një përpjekje e Ukrainës për të destabilizuar Rusinë
Ukraina ka ndërmarrë një sulm kundër Rusisë, në të cilin janë angazhuar me mijëra trupa. Në ditën e gjashtë të tij, ky sulm, sipas zyrtarëve ukrainas, ka për qëllim të destabilizojë Rusinë duke e goditur në pikat e dobëta.
"Ne jemi në ofensivë. Qëllimi është të zgjerojmë pozicionet e armikut, të shkaktojmë humbje maksimale dhe të destabilizojmë situatën në Rusi pasi ata nuk janë në gjendje të mbrojnë kufirin e tyre," tha një zyrtar i sigurisë ukrainase në kushte anonimiteti.
Ukraina, gati për bisedime me Rusinë
Kievi është gati për bisedime paqeje me Moskën për t'i dhënë fund konfliktit, i ka thënë ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba homologut të tij kinez, Wang Yi.
Shefi i diplomacisë ukrainase ka bërë një vizitë zyrtare në Kinë – e para që nga fillimi i konfliktit të Ukrainës në shkurt 2022.
Kuleba është shprehur gjatë takimit me homologun kinez se "Ukraina është e gatshme të angazhohet në dialog dhe negociata me Rusinë".
Moska e përjashton Erdoganin si ndërmjetës
Rusia nuk e sheh si ndërmjetës të mundshëm presidentin turk, Erdogan.
Ky i fundit, gjatë një takimi që ka pasur me homologun rus në kuadër të samitit të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO) në Kazakistan, është shprehur se Ankaraja mund të ndihmojë në përfundimin e luftës Ukrainë-Rusi.
Por zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, përjashtoi çdo rol si ndërmjetës për liderin turk.
Kremlini paralajmëron ofensivë strategjike në Ukrainë
Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin, ka deklaruar se operacioni special në Ukrainë është në një fazë dinamike dhe së shpejti ai do të kalojë në suazën e një ofensive strategjike. Ai ka bërë paralajmërimin në një intervistë për Sky, ku është pyetur ndër të tjera për premtimet e Donald Trump se do të mbyllte luftën në Ukrainë në 24 orë. Kelin nuk e ka përjashtuar kategorikisht opsionin e paqes imediate në Ukrainë si dëshirë dhe opsion propagandistik të kandidatit për president të SHBA, por ka shtuar se kjo është e vështirë.
“Shumë të korruptuar për të qenë në NATO”
NATO dëshiron që Ukraina të bëjë më shumë përpjekje për të goditur korrupsionin endemik si kusht për çdo përparim drejt anëtarësimit në bllok, raportoi të martën Daily Telegraph, duke cituar burime.
Sipas gazetës britanike, shqetësimet se Ukraina është "shumë e korruptuar" për t'u bërë një anëtare e plotë e NATO-s do të theksohen në komunikatën në samitin e bllokut në Uashington më 9-11 korrik.
Hungaria i kërkon Ukrainës të njohë Zakarpattian si “tradicionalisht hungareze”
Hungaria i ka kërkuar Ukrainës të njohë si “tradicionalisht hungareze” të gjitha vendbanimet në Zakarpattia. Kërkesa është vetëm një nga 10 të tilla drejtuar Kievit në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të pakicave kombëtare. Zakarpattia Oblast ndodhet në pjesën perëndimore të Ukrainës dhe sipas regjistrimit të vitit 2001 dhe viteve të mëparshme, përqindja e hungarezëve atje ishte mbi 10%.
G7, 56 miliardë euro paketë huaje për Ukrainën
Një paketë huaje prej 46 miliardë eurosh do t’i jepet Ukrainës. Vendet e G7 e arritën këtë dakordësi në samitin që po mbahet në Itali.
Ndërkohë, veçmas, presidenti amerikan nënshkroi një marrëveshje sigurie 10-vjeçare me homologun Zelenskyy.
Paratë dhe mbështetja e sigurisë synojnë të demonstrojnë solidaritet dhe t'i dërgojnë një mesazh të qartë presidentit rus Vladimir Putin se demokracitë kryesore të industrializuara në botë mbështesin fuqishëm Ukrainën në konfliktin e saj me Rusinë.