Kremlini paralajmëron ofensivë strategjike në Ukrainë

Postuar në 03 Korrik, 2024 13:36

Ambasadori rus në Britaninë e Madhe, Andrey Kelin, ka deklaruar se operacioni special në Ukrainë është në një fazë dinamike dhe së shpejti ai do të kalojë në suazën e një ofensive strategjike. Ai ka bërë paralajmërimin në një intervistë për Sky, ku është pyetur ndër të tjera për premtimet e Donald Trump se do të mbyllte luftën në Ukrainë në 24 orë. Kelin nuk e ka përjashtuar kategorikisht opsionin e paqes imediate në Ukrainë si dëshirë dhe opsion propagandistik të kandidatit për president të SHBA, por ka shtuar se kjo është e vështirë.

Së pari Trump duhet të bëhet presidenti, së dyti ka nevojë për shumë përpjekje dhe kjo varet nga termat e propozuara

ka thënë ai.  

Kelin ka bërë edhe një sugjerim të nënkuptuar të synimeve ruse, kur ka vënë në dukje se “drafti i Stambollit i vitit 2022, është një platformë e mirë me gjasë”.

Nga ana tjetër pala ruse nuk ka fshehur asgjë. Si diplomatë të tjerë, edhe Kelin ka bërë të qartë se Kremlini nuk do të lëshojë atë që e ka arritur me luftë në terren, çka nënkupton Ukraina dhe Perëndimi duhet të pajtohen me idenë e ndarjes, ose të një Ukraine me neutralitet të garantuar, ku subjektet territoriale ruse të Luhanskut dhe Donetskut duhet konsideruar tashmë të humbura bashkë me Krimenë. Nëse paralajmërimet e Kelin konfirmohen do të ishte damatike dhe gjetje nga ana strategjike që Rusia ka menduar të japë goditjen në front në një moment kur BE dhe SHBA janë në një kaos publik mbi të ardhmen e tyre politike.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.