“Nuk kemi më asnjë mjet për t’i bërë presion Rusisë”
Ish-ambasadori i Uashingtonit në Moskë, John Sullivan, nuk sheh në horizont asnjë mundësi për përmirësimin e marrëdhënieve mes Rusisë dhe Perëndimit. Në një intervistë për “Foreign Policy”, ai shprehet se Uashingtoni nuk ka mjete efektive për ta bërë Rusinë t’i nënshtrohet vullnetit të tij.
Sullivan i cilëson maksimaliste kërkesat e presidentit Putin, ndërsa në tryezën e dialogut, Rusia është sipas tij një "qeveri jashtëzakonisht e vështirë për t'u përballur me të" për shkak të stilit të saj të negociatave.
“Nëse do të kishim diçka që mund të bënim për t'i bërë presion Rusisë që të përkulet ndaj vullnetit tonë, ne do ta kishim bërë tashmë këtë për Ukrainën. Me çfarë do t'i kërcënojmë tani? Ne e kemi goditur [Putinin] me shumë shkopinj mbi Ukrainën. Nëse do të mund të gjenim shkopinj më të mirë, ne do t'i përdornim tashmë në Ukrainë", tha Sullivan, duke iu referuar sanksioneve që SHBA dhe aleatët e saj i kanë vënë Rusisë që nga shkurti i 2022-shit.
Ish-ambasadori amerikan në Moskë shton se "Putini nuk do të bëjë kompromis për Ukrainën" pavarësisht se çfarë bëjnë vendet e NATO-s në përpjekjet e tyre për ta bindur atë, sepse "nuk është e natyrës së tij të bëjë kompromis për çështje që janë kaq thelbësore për të si person dhe konceptin e tij për Rusinë.”
“Unë jam pesimist për të ardhmen në Ukrainë, sepse asnjëra palë në këtë pikë nuk po kërkon të negociojë. Ukrainasit deri më tani nuk mund t'i shtyjnë rusët nga territori ukrainas që ata kontrollojnë. Por nga ana tjetër, rusët nuk kanë qenë në gjendje të kryejnë ndonjë ofensivë të madhe për të marrë më shumë pjesë të Ukrainës. Pra, një ngërç është më e mira për të cilën mund të shpresojmë në të ardhmen e parashikueshme,” përfundoi ai.
Sullivan ka shërbyer si ambasador në Rusi nga viti 2019 deri në largimin e tij nga Moska në shtator 2022.
Comments
D.m.th. keta perendimoret e
D.m.th. keta perendimoret e arrijne piken e pjekjes kur behen ish-a?! Se derisa mbeten ne rolet e tyre drejtuese, jane si adoleshente isterike qe llogjikojne e veprojne nen stuhira hormonale.
Add new comment