Dashamir Shehi bën analizën e 21 qershorit: Basha jo si Berisha 2, të lejojë mendimin ndryshe

Postuar në 12 Korrik, 2015 03:31

Kreu i LZHK­-së dhe deputeti i Kuvendit, Dashamir Shehi, kërkon nga kryetari i opozitës, Lulzim Basha, të nisë nga shtatori krijimin e një teze të besueshme për shqiptarët dhe opozitën, dhe të mos identifikohet më me ish-­kryeministrin, Sali Berisha. Në një intervistë për “Panorama”, Shehi bën analizën e tij lidhur me shkaqet e humbjes, duke evidentuar edhe efektet pozitive që erdhën prej saj. Aleati i Partisë Demokratike në zgjedhjet vendore nuk i konsideron të gabuara negociatat e Lulzim Bashës me aleatët, ndërkohë që kërkon prej tij të bëjë pjesë të strukturave drejtuese të gjithë kandidatët akademikë që opozita garoi në zgjedhjet e 21 qershorit. Sipas Shehit rezultati ka dy mënyra për ta lexuar; një i cili do të ishte leximi i përgjithshëm siç po ndodh rëndom nga shumë njerëz kritikë të opozitës, të Bashës dhe të vetë PD­së, që kjo qe një humbje e thellë. “Mos harrojmë që një pjesë e opinionit politik në Shqipëri dhe e akrobatëve që bëjnë politikë në vendin tonë kanë menduar se opozita do të binte në gjunjë, që nuk do të merrte as 20%, asnjë njësi administrative, që do ishte e limituar vetëm në disa rrethe të vogla në Veri të Shqipërisë. Unë e gjykoj se ky lloj rezultati ka anët e veta pozitive. Personalisht që në fillim kam dashur t’i jap mesazhin opozitës që në këto zgjedhje të hyjmë me filozofinë “Fillimisht të rezistojmë, pastaj të fitojmë”. Pjesën e parë të rezistencës e kemi bërë, fitorja sigurisht duhet projektuar për vitet e ardhshme dhe kalon përmes zgjedhjeve politike të vitit 2017­”.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.