Alan Dershowitz merr përsipër mbrojtjen e Netanyahu dhe Gallant
Një hebre po mendon të mbrojë nga akuzat për krime kundër njerëzimit drejtuesit e Izraelit. Ish-juristi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes dhe ish-profesor në Harvard, Alan Dershowitz njofton se do të mbledhë një ekip avokatësh ndër më të njohurit në botë për të mbrojtur siç thotë ai kryeministrin izraelit Netanyahu dhe ish-ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant nga akuzat e rreme të Gjykatës Ndërkombëtare.
Përmes një opinioni të publikuar në “The Wall Street Journal”, Dershowitz thotë se ky do të jetë një proces që i drejtohet edhe opinionit publik.
Çështja nuk duket qq e thjeshtë tashmë për liderët izraelitë pasi shumë vende të Perëndimit kanë deklararuar se do të arrestojnë Netanyahun dhe Gallant nëse ata shkelin tokën përkatëse. Në mbrojtje ka dalë vetëm ShBA që njësoj si Izraeli nuk është pjesë e Gjykatës.
Dershowitz thotë se thirrjes së tij i janë përgjigjur disa avokatë dhe ish-prokurorë të njohur amerikanë, përfshirë një ish-drejtor të Byrosë Federale të Hetimit.
Ne do të argumentojmë se Gjykata nuk ka juridiksion kundër Izraelit, jo vetëm sepse nuk është anëtar, por gjithashtu për shkak se traktati që krijoi gjykatën ia ndalon kësaj të fundit të konsiderojë ndonjë çështje kundër çdo vendi me një sistem juridik të vlefshëm dhe që ka vullnet dhe është i aftë të hetojë krimet e supozuara
citohet Dershowitz.
Ai shton po ashtu se veprimet e Izraelit në Gaza nuk shkelin ligjin ndërkombëtar, ndërkohë që ka hyrë në analizë politike kur e ka cilësuar urdhërarrestin si mjet që barazvlerëson terrorizmin dhe Hamas-in me Izraelin.
Add new comment