Java e ardhshme me takime intensive në politikën shqiptare, Nuland, Schulz dhe Kotzias vizitojnë Tiranën
Javën e ardhshme në Tiranë do të mbërrijnë, zyrtarë të lartë amerikanë dhe të Bashkimit Europian. Zv/ sekretarja amerikane e shtetit Victoria Nuland do të jetë në kryeqytet të hënën, ndërsa të martën do të jetë radha e Presidentit të Parlamentit Europian, Martin Schulz, i cili përveç takimeve me krerët e politikës pritet të mbajë një fjalim në Parlamentin Shqiptar. Të mërkurën zhvillon një vizitë zyrtare Ministri i Jashtëm Grek, Nikos Kotzias. Nulend viziton Ballkanin Perëndimor në datat 11 deri në 14 korrik, ndërsa me datën 13 do të ketë takime me Kryeministrin Rama kur dhe do të përcjellë mesazhet e saj edhe për politikën shqiptare. Zv/sekretarja amerikane më pas do të ndalojë në Kroaci, Mal të Zi , Shqipëri, Kosovë, Serbi dhe Maqedoni. Ndërsa vizita e presidentit të parlamentit europian u konfirmua nga kryetari i kuvendit Ilir meta. Edhe pse nuk ka akoma një axhendë zyrtare bëhet e ditur se ministri jashtëm grek Kotzias do të zhvillojë takime me të gjitha palët politike në vend, si dhe do të ketë një konferencë e përbashkët me homologun Ditmir Bushati.
Add new comment