Starmer gjen alibinë: Konservatorët bënë eksperiment me kufinjtë e hapur

Postuar në 30 Nëntor, 2024 17:55

Keir Starmer, kryeministri britanik, bëhet politikani i fundit perëndimor që ngre çështjen e imigracionit në nivelin e një kërcënimi kryesor për sigurinë. Në një deklaratë të mbajtur pas publikimit të të dhënave zyrtare sipas të cilave për vitin 2023 në Britaninë e Madhe kishin hyrë 906 mijë njerëz, Starmet ka folur për atë që ai e quajti:

Eksperimenti me kufijtë e hapur

Më tej ai ka vazhduar me një ton gati konspiacionist:

Politikat u reformuan qëllimisht për të liberalizuar imigracionin. BREXIT u përdor për atë qëllim, për ta kthyer Britaninë e Madhe në një shtet – komb ku eksperimentohen kufinjtë e hapur

Ndërkohë qeveria britanike ka firmosur një marrëveshje me qeverinë irakene për riatdhesimin e shepjtë të imigrantëve, duke cilësuar kështu problemin migrator si kryesor.

Këtu problem nis e bëhet kaotik më shumë se më parë: nëse SHBA, Britania e Madhe dhe Italia ankohen në vijimësi për numrin e lartë të imigrantëve, Spanja dhe Gjermania flasin për nevoja imediate ekonomike për forcë punëtore. Spanja vendosi legalizimin e 300 000 imigrantëve/vit për tre vjet, dhe po kaq ka nevojë Gjermania në të ardhmen.

Europa është kështu e ndarë në një çështje që është thënë shpesh se do të vendosë të ardhmen e saj. E papritura është se menaxhimi i një prirjeje globale po tentohet  të bëhet me kuadrin e shteteve komb që kanë gëzuar deri më tani një mirëqenie të madhe. Çka është mëse e sigurt se nuk funksionon më. Të kërkosh çdo problem tek imigracioni është alibi. Shqiptarët janë një ndër shembujt për këtë edhe pse në numra nuk thonë asgjë për një shtet si Britania edhe sikur të ikin të gjithë.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.