Ministri grek i Mbrojtjes: “Partnerët duan shkatërrimin e Greqisë”
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/2545_image_5934.jpg?itok=Ucn0mYcg)
Në kulmin e tensionit politik dhe negociatave në Bruksel për arritjen e një marrëveshje, ministri grek i Mbrojtjes, Panos Kamenos ka reaguar me një deklaratë duke akuzuar partnerët europianë se kërkojnë shkatërrimin e Greqisë. Panos Kamenos, kryetar i Grekëve të Pavarur ka shprehur indinjatën e tij për mënyrën sesi po sillet Eurogrupi pas referendumit që rrëzoi masat shtrënguese. “Partnerët synojnë shkatërrimin e Greqisë. Mjaft më!-ka deklaruar partneri kryesor në qeveri i të majtëve radikalë të Aleksis Cipras. Kjo deklarëtë e Kamenos shihet si mbështetje për ekipin negociator dhe lë të hapur mundësinë që qeveria greke t’i thotë jo propozimeve të Eurogrupit.
http://www.kathimerini.gr/823337/article/epikairothta/politi...
l.m
Add new comment