Qeveria i kthen kompetencat Nishanit si Komandant i Përgjithshëm

Postuar në 22 Korrik, 2015 01:56

Rama kërkonte të bëhej dhe Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, një kopetencë që e ka pasur gjithmonë Kreu i Shtetit. Ndërkohë, Qeveria ka risjellë në Kuvend projektligjin për Forcat e Armatosura. Kjo ndodhi pas rrëzimit që Gjykata Kushtetuese u bëri disa neneve të këtij ligji për shkak të marrjes së kompetencave kreut të shtetit nga Kryeministri. Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, gjatë prezantimit të projektligjit sqaroi se të gjitha vërejtjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese janë reflektuar në ligjin e ri. Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, gjatë prezantimit të projektligjit sqaroi se të gjitha vërejtjet e bëra nga Gjykata Kushtetuese janë reflektuar në ligjin e ri. Por pretendimet e deputetëve të opozitës lidhur me ligjin e qeverisë lidheshin me faktin se për miratimin e draftit të ri nuk ishte pyetur Presidenti i Republikës, i cili është njëkohësisht edhe komandant i Forcave të Armatosura. Sipas deputetit të opozitës, Eduard Halimi, qeveria përpara se të risillte në  Kuvend ligjin për Forcat e Armatosura, duhet të kërkonte falje për arrogancën me të cilin e kaloi atë një vit më parë, duke injoruar vërejtjet e deputetëve të opozitës dhe Presidentit Bujar Nishani.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.