Fotoja e Himarës dhe kollajllëku i një ekspertize. “Të gjitha gjasat flasin për peshkaqen”, por në fakt…

Postuar në 21 Korrik, 2015 15:10

Një foto e ujrave pranë Himarës botuar nga faqja jetaoshqef, ku tregohet kreshta e një qenieje që duket si peshkaqen, ka bërë xhiron e mediave online. Teksti i lajmit fillon me frazën “atë që sipas të gjitha gjasave është një peshkaqen”. Fakti është që jo “të gjitha gjasat” tregojnë për peshkaqen kur kreshta e një krijese të detit del mbi ujë. Fotoja konkrete, realisht tregon krijesën në fazë gjysmë-kërcimi mbi ujë, çka është tipike e delfinëve, që hasen jo rrallë në ujrat tona. Ndërsa një minimum njohurish në këtë fushë do na sugjeronte se përgjithësisht peshkaqenët nuk notojnë me kërcime, përkundrazi, notojnë nga poshtë lart dhe nxjerrin kreshtën mbi ujë vetëm në fazën finale të sulmit.

Gjithsesi, peshkaqen apo delfin? Rëndësi ka që, sa për të ulur një panik të panevojshëm, jo “të gjitha gjasat” flasin për grabitqarin e frikshëm.

a.k    

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.