Autostrada Tiranë – Durrës ndriçohet vetëm 7 km, 32 km e tjera në errësirë

Postuar në 21 Korrik, 2015 23:36

Autostrada Tiranë – Durrës me dy standarte. Kanë kaluar pesë muaj nga dita kur autostrada Tiranë – Durrës, një nga rrugët interurbane me dendësinë më të madhe të qarkullimit të makinave, iu rikthye ndriçimi. Shtylla të larta të bardha, të vendosura në një distancë jo shumë larg nga njëra – tjetra u krijon shikueshmëri maksimale drejtuesëve të mjeteve. E shoqëruar kjo me sinjalizueset për natën dhe sinjalistikën e përshtatshme, e bën këtë autostradë të sigurtë për drejtuesit e mjeteve. Por kjo nuk ndodh deri në segmentin e fundit të saj. Enkelejda Mema, gazetare, Tv Klan raporton se standardit evropian i superstradës vazhdon deri në në kilometrin e shtatë. Por si funksionon ajo pas këtij kilometri? Gazetarja e Tv Klan raporton “Mbikalimi te kthesa e Rinasit është shenja dalluese për drejtuesit e mjeteve se pas tij, autostrada dergjet në errësirë”. Asnjë nga shtyllat e vendosura në trafikndarësen e autostradës, nuk e kryen funksionin për të cilat janë vendosur. Ndriçuesin e rrugës në të dyja anët e kryejnë bizneset e ngritura aty. Drejtuesit e mjeteve duhet të mjaftohen me këtë ndriçim të zbehtë për të shquar më mirë rrugën dhe ndonjë këmbësor që mbikalimin, nuk arrin ta shohë në këtë errësirë dhe i bie shkurt, mespërmes autostradës.

Comments

Submitted by Gjon- (not verified) on

<p>Per reklame mjaftojne vetem 7 km te tjerat nuk i nevojiten qeverise se strehes me drita.</p>

Submitted by Paul Tedeschini (not verified) on

<p>Asnji autostrade ne Europe nuk ndriçohet.</p>

Submitted by askosun (not verified) on

<p>Ti anonimi që ke shkrujt këtë &quot;ARTICLE&quot;ke pa ndonji autostradë që ndriçohet e gjitha?!Le pastaj që Tiranë-Durrës nuk është autostradë!</p>

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.