Ligji për arsimin e lartë, PD-ja deklaron se do të vijojë kundërshtimin në Gjykatën Kushtetuese
![](https://www.respublica.al/sites/default/files/styles/large/public/2015/07/28/4548_image_6047.jpg?itok=QOQV04kG)
Partia Demokratike do të kundërshtiojë ligjin “Për Arsimin e Lartë”, në Gjykatën Kushtetuese. Kryetari i saj, Lulzim Basha, deklaroi pas takimit me një grup pedagogësh se opozita do të ndërmarrë edhe një aksion ndërgjegjësues për këtë. “Ne do të marrim një aksion të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të çdokujt, që nis sot e do të vazhdojë. PD do të ndërmarrë një aksion masiv institucional, që nga Presidenti e deri tek Gjykata Kushtetuese, ku opozita do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve që kanë të drejtë”, u shpreh Basha. Vërejtjet kryesore të opozitës për ligjin e miratuar dje, janë se ai është klientelist dhe cenon autonominë e universiteteve.
s.z
Add new comment