Të mos kesh as njohuritë bazë gjeografike. Ekipi i Skënderbeut nxjerr viza për në Irlandë, duke menduar se janë i njëjti shtet me Irlandën e Veriut
“Të mësosh, bir, se shkolla kurrë nuk humbet”. Këshillat e prindërve e gjyshërve të dikurshëm do t’i kishin hyrë në punë më shumë se kurrë ekipit të Skënderbeut të Korçës, drejtuesit e të cilës pajisën lojtarët me viza, për në… shtetin e gabuar. Jo se gabimi nuk u rregullua, por ekspozimi i kësaj gafe nga shtypi britanik, tregon edhe mjerimin e njohurive gjeografike të të paktën dikujt në klub. Konkretisht, pas fitores 4-1 në shtëpi kundër ekipit të Belfastit, Crusaders, zyrtarët e klubit aplikuan për viza për në Republikën e Irlandës pavarësisht se Belfasti, kryeqyteti i Irlandës së Veriut, është pjesë e Britanisë së Madhe. Gazeta joe.co.uk nuk harron të tallet pak me shqiptarët, për të cilët “vërtet historia anglo-irlandeze është e komplikuar dhe konfuze, por sigurisht që në Shqipëri kanë harta”. Gjithsesi, ekipi do të marrë vizat në Paris dhe ndeshja do kryhet.
a.j
Comments
iu paska djegur anglezeve qe

iu paska djegur anglezeve qe i jane drejtuar Irlandes per punera qe i perkasin irlandes se veriut ... hahahaha

shume mire ua kane bere korcaret. perderisa udhetojne pa viza ne irlande kane thene po vizat per ne irlanden e veriut cduhen, apo ehste si veriu i shqiperise, qe duhet te mendohesh 2 here e te maresh vize e garanci para se te lesh koken andej.

sa mire ua paskan bere se hartat ashtu e kane qe eshet pjese e UK por emri te sugjeron qe pushtuesit angleze duhet te rinin ne ishullin e tyre dhe mos hapeshin si vaji ne uthull.

nuk ehste fare e komplikuar historia: ashtu sic dhe i lane kolonite e tjera ne bote, anglezet duhet te ngjeshen ne ishull e ta lene irlanden se per kete eshte derdhur shume gjak e cunat e shin fein-it ne irlande ua kane bere token tu digjet nen kembe.

e rendesishme ehste qe Irlandes i eshte bere qejfi kur u aplikua per viza ne ate teritor, e i kujtuan qe duhet ta kete brenda teritorit ate pjese te ishullit te saj.

hajde me fitore se dhe irlandezeve do u behet qejfi kur ta degjojne kete histori dhe do ua lene ndeshjen.

prit te lexojme se cfare do thone gazetat irlandeze per kete gje.

Add new comment